ARKATANA

LDK: Pushteti aktual është vënë në shërbim të partisë, e jo të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë reagon ndaj veprime të papërgjegjshme të Pushtetit Komunal në Kamenicë e cila është orientuar në shërbim të PDK-së.

Sipas degës së LDK-së në Kamenicë drejtori komunal i Arsimit Agim Shkodra me qëllim të masovitetit të tubimit paraelektoral të kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së i cili u mbajt të dielën më 04.05.2014, i thërret të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës dhe prej të cilëve kërkon që të marrin pjesë në tubimin e së dielës duke i mashtruar ata se do të ketë takim pune me kryeministrin, dhe prej të cilëve kërkon që t`i ftojnë të gjithë punëtorët arsimor.

Njëjtë veproi edhe ushtruesi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kamenicë Rabit Dërmaku i cili punëtorët shëndetësor i fton të marrin pjesë në takim me kryetarin e Komunës. Ndërsa ftesa publike e degës së PDK-së ka qenë se do të mbahet tubim i degës së PDK-së me struktura të Degës së PDK-së thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.

Mobi Casa

Kësaj ftese mashtruese nuk i shpëtuan as shërbimi i zjarrfikësve ku atyre iu tha se do të ketë takim shërbimi i zjarrëfikjes dhe policia e Kosovës me Kryeministrin Thaçi.

Disa prej këtyre të ftuarve pasi që shkuan në këtë “takim” e kuptuan se ishin të mashtruar nga eprorët e tyre u kthyen dhe nuk morën pjesë në këtë tubim partiak. Do të thotë secili mashtroi në mënyrën e vet.

Dega e LDK-së këtë veprim e konsideron si veprim të ulët politik dhe presion ndaj punëtorëve arsimor, shëndetësor dhe shërbyesve civil të cilët më së paku duhet të jenë të politizuar. Kjo dëshmon së kjo udhëheqje është vënë në shërbim të partisë e jo në shërbim të qytetarëve përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.