UBT

LDK publikon programin zhvillimor Gjilani 2021 + edhe në versionin online

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka publikuar programin zhvillimor për Gjilanin 2021 + edhe në versionin online, pasi ditë më parë u është shpërndarë qytetarëve në formatin e shtypur.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në këtë program janë të inkorporuar të gjitha fushat, derisa theksoi se aty e gjen vetën secili qytetar.

“Të dashur qytetarë të Gjilanit e bashkatdhetarë. Tashmë e kemi publikuar edhe në formatin online Programin zhvillimor për Gjilanin 2021 +, në të cilin besojmë se e gjen veten secili prej jush. Ju faleminderit shumë për besimin e vazhdueshëm ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Fundamenti

Ja linku i programit të LDK-së për Gjilanin 2021 +:

https://online.pubhtml5.com/fmvn/jgyu/?fbclid=IwAR2LWRkBS2kJvpTvedlhs4d2jeiXhs5XK_GOZgEOCgIUnE_U5vJURRBzBlQ#p=1

#LDK160 #LDKGjilan