LDK: Prokuroria të veprojë e pandikuar nga presionet politike

Gjilan – LDK, inkurajon veprimet ligjore të prokurorisë së shtetit dhe gjithë sistemit të drejtësisë që të zbatojnë me rreptësi ligjin, të veprojnë të pandikuar nga asnjë presion politik, por me transparencë dhe ligjshmëri, të hetojnë këtë rast dhe çdo rast tjetër që ka të bëjë me keqpërdorim pushteti apo shfaqje të korrupsionit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, me vëmendje të veçantë po përcjellë rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj katër zyrtarëve komunal dhe për hir të korrektësisë njofton opinionin se bëhet fjalë për shkelje që kanë ndodhur gjatë nomenklaturës së kaluar të pushtetit lokal dhe atë gjatë vitit 2013.
LDK, inkurajon veprimet ligjore të prokurorisë së shtetit dhe gjithë sistemit të drejtësisë që të zbatojnë me rreptësi ligjin, të veprojnë të pandikuar nga asnjë presion politik, por me transparencë dhe ligjshmëri, të hetojnë këtë rast dhe çdo rast tjetër që ka të bëjë me keqpërdorim pushteti apo shfaqje të korrupsionit.
LDK, është në dijeni që janë edhe dhjetëra raste të tjera që janë objekt hetimi e që i përkasin gjithashtu nomenklaturës së kaluar dhe si raste të tilla asgjë s`kane të bëjnë me qeverisjen e tanishme të Gjilanit, por ne pavarësisht se nga kush dhe kur janë bërë shkeljet e tilla i japim mbështetje të pa rezervë prokurorisë së shtetit që të vazhdoj rrugën në mision të zbardhjes së shkeljeve ngase si dukuri negative ato e dëmtojnë shtetin dhe neve si qytetar thuhet në njoftimin e LDK-së./rajonipress/