RCCOLA

LDK: Pogragja asnjë votë rrugaçëve

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Fshati Pogragjë është bërë gati ta festojë fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 3 nëntor, pasi në tubimin e mbajtur në këtë fshat mbetën jashtë sallës qindra përkrahës.

Përfaqësuesit e këtij fshati theksuan se pjesëmarrja kaq masive e Pogragjës tregon qartë nevojën e ndryshimit të qeverisjes së keqe, dhe ky ndryshim do të bëhet me Lutfi Hazirin kryetar.

“E dini çfarë jete të vështirë kemi pasur në mandatin e qeverisjes së keqe, që po i numëron ditët e humbjes, sepse që nga dita e marrjes së detyrës nuk është investuar asgjë. Kryetari në ikje ka thënë në një debat se ka bërë investime në Pogragjë, por ne i themi prej këtu se po gënjen sepse këtu nuk është bërë asnjë investim qe 6 vjet”, tha kryetari i nëndegës së Pogragjës, Qamil Rexhepi.

Në këtë tubim, u tha poashtu që Pogragja si tërësi do të votoj për LDK-në, dhe se asnjë votë nuk do të shkojë për rrugaçët që kanë krijuar depresion ekonomik e politik.

E, a ka kush që rri ulur kur i thirret emri njeriut që do ta ndryshojë Gjilanin më 3 nëntor, fituesit të të gjitha betejave, njeriut të ndryshimeve, Lutfi Haziri.

Gjatë fjalës së tij, është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet frenetike dhe brohoritjet tashmë të njohura “Luta, Luta…”.

Eco Higjiena

Tha se kjo përkrahje përkthehet me fitore të madhe më 3 nëntor dhe në të njëjtën kohë me përgjegjësi para qytetarëve.

“Ky tubim tregon se LDK po kthehet si në kohën e Rugovës sepse amaneti i tij, misioni i tij për ta ruajtur Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, do të bëhet për sa të jetë jeta. Pogragja më e madhe kurrë s’ka qenë. Njerëzit e Pogragjës, kuadrot, ju të pranishëm, keni bërë që lufta e Kosovës, solidariteti, mirëkuptimi e uniteti të ndahen bashkë. Kemi punuar bashkë, dhe do ta luftojmë bashkë këtë të keqe që e ka kapluar Gjilanin. Do ta luftojmë këtë sëmundje që është futur në këtë qytet me 7 milionë euro borxhe. Ata s’mund të punojnë drejtë sepse janë lakmitarë, kanë kontrabanduar vota, e kanë vjedhur. Veç edhe 8 ditë kanë mbetë me dalë, me votu. Dilni sikur në vitin 2000. Atëherë e kemi ndëshkuar stupcin e arrogancën, sot do ta ndëshkojmë arrogancën e hajninë”, ka thënë Haziri.

Ai tha se do t’i përzëmë të gjitha të këqijat nga Gjilani, sepse Gjilani është i gjilanasve.

“Këtë mashtruesin e Gjilanit nuk po e pranon askush në konak. Rruga e Llovcës nuk e ka pasë qare pa u përfundu sepse unë e kam siguru këtë. Edhe të gjitha projektet tjera do t’i realizojë sikurse rrugën e sipërmendur. Selami më i madh prej Pogragjës i shkon qeverisjes në ikje që asnjë votë nuk do ta marrë në këtë pjesë”, theksoi Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit ka premtuar se do t’i heq të gjitha problemet e këtij fshati, duke premtuar asfaltimin e rrugës Gjilan – Pogragjë – Bilinicë, do ta rregullojë ujësjellësin, kanalizimin e ndriçimin publik, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e shtëpisë së kulturës etj.

“Mos ia lëni asnjë mundësi, mos ia falni asnjë sekondë, dilni e votoni masivisht. Vetëm ne jemi ata që do ta çojmë përpara amanetin e Presidentit Rugova. Kjo pjesë e ka të garantuar prioritetin e LDK-së. Shihemi në stadium më 30. Zoti ju ruajt”, ka përfunduar Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/