ARKATANA

LDK: Po vazhdon avaria në sistemin arsimor në Gjilan

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në komunikatën e parë për këtë vit duam që qytetarit të Gjilanit, t’i bëjmë me dije se mbarëvajtja e procesit mësimor në shkollat e Gjilanit po vazhdon të jetë shqetësuese. Kjo për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë në procedurat e rekrutimit të mësimdhënësve në konkursin e fundit thuhet në reagimin e sektorit për arsim në kuadër të LDK-së në Gjilan.

Njoftimi i plotë:

ARKATANA
  1. Mos caktimi i komisionit sipas udhëzuesit administrativ 7/2017 me ç’rast nuk u respektua neni 7 pika 1 e cila përcakton afatin për themelimin e komisionit përzgjedhës që është tri ditë pas shpalljes së konkursit por drejtoresha e themelon këtë komision jashtë këtij afati.
    Drejtoresha, padrejtësisht i jep të drejtën ekskluzive vetëm njërit anëtar të komisionit për ta përpiluar testin me shkrim dhe ky pasi përpilon këtë test jep dorëheqje e që pas lë dyshimet për shpërndarje testi sepse pas dorëheqjes ai nuk ka më përgjegjësinë e tij si anëtar i komisionit.
    Drejtoresha sipas informative që kemi, padrejtësisht ka marrë rol ekzekutiv në komision duke i fotokopjuar këto teste me shkrim. Andaj kjo konsiderohet si ndërhyrje e palës së tretë në komisionin rekrutues. E gjitha kjo sipas dispozitave ligjore sanksionohet me anulimin e procedurave rekrutuese dhe këtë është dashtë ta bëjë Kryetari i Komunës.
  2. Tejkalimi i afatit të shpalljes së rezultateve përfundimtare për listën e ngushtë për testim me shkrim sipas udhëzuesit administrativ 7/ 2017 neni 9 pika 5.
  3. Ndërhyrja e palës së tretë në procedurat e konkursit. Drejtoresha Albana Demiri jep vetë informatë në faqen zyrtare të Komunës për arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve për listën e ngushtë për testin me shkrim por që duhet të jetë detyrë dhe përgjegjësi e Kryetarit të Komisionit të cilin ajo vet e ka zgjedh.
  4. Shpallja e vendimit për pranimin e kuadrit mësimor sipas konkursit me ç’rast komisioni në kundërshtim me udhëzimin administrativ shpallë vetëm listën e të pranuarve pa vendet e punës. Komisioni nuk ka specifikuar se cili kandidat është i pranuar për pozitën – vend i lire e cili për pozitën – zëvendësim.
    Drejtoresha sipas vlerësimit të saj ka dhënë kontrata të përhershme kandidatëve që në vlerësimin e komisionit kanë marrë më së paku pikë e atyre me më së shumti ju ka dhënë kontratë për zëvendësim. Kjo ka bërë që edhe pas dy javësh, drejtoria e arsimit nuk ka mundur të caktoj vendet e punës për të pranuarit sipas konkursit. E tërë kjo ka bërë që në shkollat e Gjilanit të humbin mësim nxënësit e këtyre shkollave:
  5. THIMI MITKO- 2 javë matematikë
  6. ZIJA SHEMSIU- 2 javë gjuhë shqipe
  7. Rexhep Elmazi – 2 Javë Biologji
  8. SADULLAH BRESTOVCI- 2 javë gjuhë shqipe
  9. SELAMI HALLAQI- 2 javë histori dhe 2 javë gjuhë shqipe
    Dhe disa shkolla tjera. E tërë kjo si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve administrative dhe mos përkushtimit të drejtorisë Komunale që të zëvendësojnë mësimdhënësit që janë në pushime mjekësore apo pushime tjera të parapara me ligj.
    Kjo dukuri e humbjes së orëve në këtë formë nuk mbahet në mend të ketë ndodhur në historikun e arsimit në Gjilan pas vitit 2000.

Komisioni për arsim i LDK e sheh si pengesë të mbarëvajtjes së procesit mësimor vetëm Drejtoreshën e Arsimit, Albana Demiri dhe paralajmëron situatë edhe më shqetësuese në sistemin arsimor në Gjilan nëse vazhdon ky trend i zhvillimeve me:

  1. Mos kordinim të brendshëm në Drejtorinë Komunale të Arsimit i përcjellë me mos delegimin e përgjegjësive nga drejtoresha për zyrtarët arsimor duke ua marrë kompetencat për t’i bartë tek asistenti i saj me kontratë të përkohshme i cili punësohet para punëtorëve që kanë punuar qoftë si praktikant qoftë si punëtorë me kontratë të përkohshme e qoftë edhe si punëtorë vullnetarë e kjo rezulton se asistenti i tij është aktivist i VV dhe këtë drejtoresha e ka mbivendos mbi të gjithë zyrtarët arsimor dhe me këtë rast injoron zyrtarët dhe nuk respekton autoritetin e tyre të përcaktuar me ligjin për zyrtarët publik.
  2. Mos respektim të Udhëzuesit Administrativ, drejtoresha ka bërë edhe kur nuk u konsultua me zyrtarët ligjor që ka DKA dhe për pasojë ka shkaktuar këto shkelje administrative.
  3. Mos përkushtimin në punë e përcjellë me neglizhencë të paparë ndonjëherë në DKA.
  4. Me injorancën filozofike të Drejtoreshës dhe Kryetarit të Komunës që me këtë rast po i bëjnë arsimit dhe për këtë vlen t’ua themi që të dyve këtë thënie të SOKRATIT
    “EKZISTON VETËM NJË E MIRË, E QUAJTUR DITURI DHE, VETËM NJË E KEQE E QUAJTUR INJORANCË“.

Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.