Fundamenti

LDK: Po shantazhohen e kërcënohen punëtorët e arsimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Dega e LDK-së në Viti është shumë e shqetësuar dhe reagon ashpër ndaj shantazheve dhe kërcënimeve që sërish po u bëhen punëtorëve të arsimit në Komunën e Vitisë nga kryetari i Komunës Nexhmedin Arifi nëpërmjet drejtorit të DKA-së Feri Qerimit.

Konkretisht sot sërish u është urdhëruar drejtorëve të shkollave që të shkurtohen orët e mësimit me qëllim të pjesëmarrjes në tubimin parazgjedhor të kandidatit Nexhmedin Arifit, ku pritet të marrë pjesë edhe Hashim Thaçi-kryetar i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës.

Dega e LDK-së u bën thirrje të gjithë arsimtarëve që për asnjë kushtëzim dhe shantazh, të mos i lëshojnë orët e mësimit, sepse kjo e dërgon arsimin në degradim të mëtutjeshëm, ashtu kështu të degraduar gjatë kësaj qeverisje.

Hidromorava

Ju ishit ata që qëndruat në mënyrë stoike viteve të okupimit, prandaj mos lejoni që të shantazhoheni nga një klan njerëzish që për qëllim kanë përfitimin e të mirave që sipas tyre sjell pushteti.

Dega e LDK-së u bën apel prindërve që mos të lejojnë që ky klan i njerëzve, për përfitime të tyre, të i keqpërdor fëmijët, sepse sipas LDK-së arsimi është dhe do të mbetet një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të komunës sonë thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/