United Hospital

LDK po kërkon shumë, kështu duhet formuar Qeveria VV-LDK sipas analistit Ramush Tahiri

/ 5 minuta lexim
HW

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë mbajtur takimin ku ishte paraparë të nënshkruheJ marrëveshja finale për koalicionin VV-LDK, por një gjë e tillë nuk u arrit.

Sipas krerëve të dy subjekteve politike, në takim pati afrime të qëndrimeve, por një marrëveshje finale nuk u arrit, ndërsa diskutimet do të vazhdojnë ditëve të tjera në mënyrë që të dakordohen deri në fund.

Analisti, Ramush Tahiri, për GazetaBlic ka komentuar zvarritjen e procesit të marrëveshjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, ku tha se arsyeja kryesore që këto dy subjekte nuk po merren vesh dot, është ndarja e funksioneve.

“Nuk po merren vesh për me i nda funksionet, Agim Veliu veç se tregoi dhe tha konkretisht që janë të pakënaqur me këto që po i ofron VV, ose është e pakënaqur me atë që po e kërkon LDK”, tha ai.

Tahiri tha se LDK-ja po e tepron me kërkesa për postet, nëse vendoset për 12 ministri, 2 i takojnë komuniteteve, 5 VV-së dhe 5 LDK-së.

“LDK po shihet që po kërkon më shumë, sepse ndarja e drejtë në bazë të zgjedhjeve është nëse kanë 12 ministri, 2 janë për komunitete, 5 i takojnë VV dhe 5 LDK, kryeministri i takon VV-së, ky është rregull dhe tregon fitoren, po të kishte qenë LDK e para do ishte ndryshe, kryepalamenetari nuk është kjo por është fituesi i zgjedhjeve, është e shkruar në Kushtetutë”, tha ai.

“Presidenti ka metodë tjetër, Agim Veliu nëse dëshiron mund ta ndërroj Kushtetutën dhe ta zgjedh presidentin populli”, shton ai.

Tahiri thotë se LDK-ja duhet të heqë dorë nga kërkesa për president dhe kreu i Kuvendit pasi që Kushtetuta nuk ia lejon një gjë të tillë, por nëse VV e bën këtë gabim duke u pajtuar me kërkesën e LDK-së atëherë VV shkel Kushtetutën dhe bën pazare politike mbi interesat e shtetit.

“LDK duhet të heq dorë nga kërkesa për president, kryeparlamentar sepse me Kushtetutë nuk i takon, nëse VV pajtohet me këtë punë atëherë VV e shkel Kushtetutën dhe bën pazar politik mbi interesat e shtetit dhe mbi atë që e përcakton Kushtetuta”, tha ai.

FIDANISHTJA

Tahiri thotë se edhe në këtë koalicion siç duket po përsëriten koalicionet e kaluara, ashtu siç kishte ndodhur me VLAN-in.

“Komplet po përsëritet si në koalicionet e kaluara, LDK po e bën atë politikë që ka pasur më herët me koalicionet edhe tek VLAN dhe ky duket se është parimi i organizimit me VV nuk e kemi provu dhe kam mëndu që është një mentalitet i ri në këtë qeverisje, nuk është një sundim dhe nuk duhet me çdo kusht me i nda ministritë dhe me dit se cila parti çfarë ministri dhe çfarë ndikimi ka tej ajo ministri”, shton ai.

Tahiri ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës, kryeparlamentari i takon partisë së parë e cila del nga zgjedhjet, ndërsa të tjerat vijojnë me radhë.

“VV ka dal partia e parë dhe i takon kryeparlamentari me Kushtetutë, Isa Mustafa e ka provuar një herë kur e ka heq Kushtetuta u zgjodh, d.m.th. nuk mundet vetëm partia e parë e ka kryeparlamentarin, ndërsa të tjerat janë me radhë dhe nëse kryeparlamentari bëhet ndryshëm d.m.th. ndërron komplet struktura e kryesisë së Kuvendit dhe kjo nuk varet nga votat, por nga renditja që kanë fituar në zgjedhje”, tha Tahiri për GazetaBlic.

“Tani nuk po e kuptoj pse po kërkojnë me dhënë ndryshe kryepalemantarin dhe me bë koalicion paszgjedhor me rregulla të koalicionit parazgjedhor sepse koalicioni parazgjedhor e kanë ashtu, e paszgjedhor e kanë siç kanë dalë rezultatet pas zgjedhjeve”, shton ai.

Tahiri tha se posti i presidentit që nga tani nuk mund të shërbej si garanci, sepse një gjë e tillë nuk ndodhi tek rasti i LDK-së me presidentin e tanishëm, Hashim Thaçi.

“Nuk është në rregull, ligjore edhe as kushtetuese me u nda tani posti i presidentit me shërbye si garanci, sepse LDK nuk i shërby kjo kur e votuan atëherë Hashim Thaçin sepse LDK-ja ra nga qeveria e Thaçi mbeti ende, nuk është pjesë e paketës kur të bie LDK të bie edhe Thaçi”, tha ai.

Tahiri në fund tha se nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, po gabon rëndë kur thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja pas një vit e gjysmë, zgjedhjet mund të ndodhin edhe pas 6 muajsh.

“Nuk e kuptoj arsyetimin e Agim Veliut që po thotë se pas një vit e gjysmë nuk shkojmë në zgjedhje, nuk duhet të jesh i sigurt sepse mundet me pas zgjedhje pas 6 muajsh nëse nuk e përmbush programin dhe nuk e respekton njëri-tjetrin, nuk është kjo martesë politike me zor, është një kontratë për një program që realizohet apo jo”, shton ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.