LDK përshëndet raportin e GAP-it

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryesia e LDK-së dega në Gjilan, përshëndetë raportin e Institutit për Studime të Avancuara “GAP” ku konstatohen të gjitha ato shkelje flagrante, keqpërdorime të parasë publike, 3.3 milion euro borxhe, nepotizëm , thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Në një njoftim të LDK-së thuhet se ne si opozitë i kemi konstatuar dhe i kemi bërë publike shumë herë në pres konferencat tona me media.

Mobi Casa

”Qytetari gjilanas nuk meriton një qeverisje të tillë, të shpenzohen të gjitha këto mjete në një kohë të rëndë ekonomike është njëjtë sikur t‘i fyesh shumë qytetarë që jetojnë në situatë të rëndë ekonomike. LDK i bënë thirrje gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë që të bashkohen në akademinë politike të quajtur LDK, që një herë e përgjithmonë ta dënojmë këtë të keqe që ka kapluar qytetin tonë” thuhet në reagim.

“Shpresojmë që zyrtarët e komunës më në fund do të binden për ato që ne i kemi thënë dhe t’i kërkojnë falje publike qytetarëve gjilanas përmes ofrimit të dorëheqjes. Qytetari gjilanas do ta ndëshkoj me votën e tij keqqeverisjen e këtyre njerëzve. Koha do ta dëshmojë këtë. Qytetari gjilanas do të flas” përfundon reagimi i nënshkruar nga Sarandë Bllaca zëdhënëse e LDK-së./rajonipress/