Fundamenti

LDK përmbyll me sukses fushatën në Kamenicë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Të mërkurën në platon e shtëpisë së kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicës Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur fushatën parazgjedhore. Në këtë tubim të pranishëm ishin të pranishëm numër i madh simpatizantësh dhe anëtarësh të LDK-së nga të gjitha anët e Komunës së Kamenicës. Po ashtu, madhështinë e këtij tubimi ia shtuan edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, deputeti Haki Demolli dhe Hashim Deshishku.

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli tha se gjatë këtij mandati që po e lëmë pas, unë personalisht jam i kënaqur me të arriturat dhe punët e mira që janë bërë në qytet dhe po thuajse në çdo fshat. “Kemi punuar për arsim , ku janë ndërtuar dhe renovuar shkolla me nxemje qendrore, kemi ndarë shumë bursa për studentë, nxënësit e shkollave të mesme nga fshatrat e malësisë banojnë gratis në konvikt. Janë asfaltuar shumë rrugë dhe rrugica në qytet dhe në fshatra, janë ndërtuar sisteme të ujësjellësve, kanalizime, trotuare, rregullime të ambienteve sidomos te përroi i Rubocit,te pjesa e lumit në Kamenicë si dhe parku në Muçiverc, etj”.

Surdulli ka thënë se gjatë mandatit të ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë për arsim sa më cilësor, për shërbime sa më të mira shëndetësore, sidomos pas punës 24 orëshe në QMF në Rogaçicë, për asistencë sociale, për subvencione në bujqësi të dyfishuara, për subvencione në biznese të vogla dhe të mesme, për investime në ndërtim banesor, rekreacion dhe gjelbërim në lokacionin e serrës apo bahçes në qytet, shtim të sasisë së ujit në qytet dhe në fshatra aty ku janë sistemet e ujësjellësve. Do të funksionalizohen ujësjellësit në Koretin, Shipashnicë të Epërme, Kopërnicë dhe Kolloleq. Do të përfundohen sistemet e ujësjellësve që kanë filluar në Muçivërc, Dajkoc, Rogaçicë, Hodonoc, Petroc, Shipashnicë e Poshtëme,etj ” ka thënë kryetari Surdulli.

Surdulli tha se, Lidhja Demokratike e Kosovës, është për popullin dhe punon për popullin, ngase është edhe subjekti i cili po kalon nëpër rrugën e trasuar të presidentit të pavdekshëm Ibrahim Rugova. Andaj ftoj të gjithë që më tre nëntor të dilni masovikisht dhe të votoni LDK-në, të votoni kandidatët për asamble komunale”.

Uji Dea

Surdulli ka shtuar se për të qenë e ardhmja edhe më e sigurt, lypset të vazhdoni edhe më fuqishëm ta mbështetni LDK-në e cila synon të qeverisë komunën, me qëllim të vazhdimit të rrugës së suksesit! “Këtë do ta bëjë me përzgjedhjen e njerëzve më të mirë, më kredibil, më të aftë, më të dëshmuar në aftësitë profesionale dhe menaxhuese. Suksesi garantohet vetëm me përzgjedhjen e më të mirëve ndër më të mirët, sipas profileve e fushë veprimtarive përkatëse!” tha Surdulli.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kryetari Surdulli, ka fituar besimin nga ana e qytetarëve Kamenicas qysh në zgjedhjet e kaluara me marrjen e pushtetit.

Ai tha se, Surdulli ka punuar shumë për Komunën e Kamenicës, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore etj. Ju keni një kryetar ndër më të mirët i cili gëzon respekt edhe nga niveli qendror i LDK-së. “Andaj, ju ftoj që më tre nëntor të dilni masovikisht që në rundin e parë të fitojë LDK-ja, kandidati i saj për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale”.

Beqiri tha se tashmë janë në dijeni të gjithë qytetarët për qeverinë e korruptuar, për afera të ndryshme që janë bërë nga kjo qeveri, për premtime të parealizueshme, andaj tani është koha që këtë qeveri të dështuar ta largojmë nga niveli qendror./rajonipress/