FIDANISHTJA

LDK: Përlepnica e çon në pension qeverisjen e krimit

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Tubim me përmasa të jashtëzakonshme është mbajtur sot edhe në organizimin e përbashkët të fshatrave Përlepnicë, Kmetoc, Verbicë e Kmetocit dhe Shillovë, në përkrahje të platformës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pesë kandidatëve për deputet nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, njeherit kryetar Komune, Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe aktivistë e veprimtar të LDK-së.

Në tubim u tha se ky masovitet është mesazhi më i mirë nga Përlepnica se qeverisja e krimit do të shkojë në pension, për të shtuar se kandidatët nga Gjilani do të mbështeten nga këto fshatra, pasi ka ardhur koha që qytetarët ta përqafojnë projektin e LDK-së dhe jo të drejtohen kah misionet e dështuara.

“Faleminderit Përlepnicës dhe fshatrave tjera për mbështetjen në zgjedhjet lokale. Ju po i shihni ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Komunën e Gjilanit vetëm për pesë muaj. Për ta fuqizuar Gjilanin, duhet ta bëjmë qeverinë qendrore të LDK-së dhe kjo do të bëhet duke i votuar bindshëm kandidatët tanë. Pesë deputetët e Gjilanit janë më të mirët dhe ju ftoj t’i mbështesni sepse këta bashkë me mua do t’ia kthejnë kujdesin Gjilanit”, u shpreh në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

Ai tha se autostrada Gjilan-Prishtinë do të nis dhe të përfundohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës sepse kjo është ideja jonë dhe do të bëhet realitet.

FIDANISHTJA

Me mesazhe të fuqishme, të pranishmëve i janë drejtuar edhe kandidatët e LDK-së nga Gjilani për deputet.

“Po bëhen 24 vjet kur e kemi filluar ecjen për shtet, për jetë të qytetarit me dinjitet. Ata që dijnë ta kthejnë demokracinë e lënduar, jemi ne Lidhja Demokratike e Kosovës. Populli pas luftës e riktheu në majat e shtetit Ibrahim Rugovën, ndërsa tash ka ardhur koha që edhe LDK të rikthehet si partia më e madhe në vend, në krye me Isa Mustafën kryeministër. Vazhdoni edhe më tutje ta përhapni demokracinë dhe zhvillimin”, tha zonja Lirije Kajtazi.

“Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë më 8 qershor dhe këtë qeverisje do ta çojmë në pension dhe do t’ua bëjmë jetën më të mirë juve sepse e meritoni”, Murat Hoxha.
“Bashkërisht kemi punuar prej viteve 90-ta në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa tash akademik Isa Mustafa ka bërë programin më të mirë, në bashkëpunim me ekspertët e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë. Po e kërkojmë një marrëveshje e cila neve na ka përcjell 24 vite dhe ta marrim në udhëheqje shtetin. Duhet të dalim të gjithë dhe të vendosim për ardhmërinë tonë. Programi ynë nacional, i cili neve na përket, është i gjerë. Në Anamoravë ne kemi nevojë ta zhvillojmë bujqësinë, të japim subvencione për bujqit. Ne jemi ata që do të punojmë dhe të japim llogaridhënie. Me 8 qershor në 12 të natës ne do të kremtojmë fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka qenë mesazhi i kandidatit Naim Behluli.

“Ju them se nuk kemi harruar që shtëpia themeluese e LDK-së ka qenë dhe mbetet Përlepnica. Ne nuk e harrojmë mikpritjen që e ka treguar kjo zonë gjithherë. Qysh e fituam Gjilanin do ta fitojmë edhe Kosovën. Ne do ta qeverisim Kosovën përmes votës suaj, për ta kthyer në rrugë të mbarë Kosovën. Ne jemi vendi më i izoluar dhe më i pa zhvilluar në Europë, dhe sa i përket Gjilanit, jemi vendi më i anashkaluar. Ju do ta ndëshkoni borxhliun më të madh të Gjilanit”, tha kandidati Sabit Rrustemi.

“Frymën e fitores e kam pa në tubimet e zgjedhjeve lokale, tash edhe në këto tubime, fitoren më 8 qershor po e shoh pikërisht këtu sepse nëse dikujt do t’i ndahet ndonjë medalje për 8 qershor, atëherë është Gjilani me nëndegët e saj, sepse i keni dhënë frymë Gjilanit. LDK është subjekti i vetëm që e sfidon këtë keq qeverisje dhe është subjekti i vetëm që do të qeverisë mirë dhe ndershëm”, ka thënë nga ana e tij kandidati i LDK-së nga Novobërda, Bajrush Ymeri thuhet në njoftimin e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.