LDK: Përkrahje e madhe në fshatin Hodonoc për Shaip Surdullin

Gjilan – Shaip Surdulli, tha se në këtë fshat është bërë ndriçimi publik, asfaltimi i disa rrugëve, asfaltimi i fushës së sportit, ndërsa, për mandatin e ardhshëm do të vazhdojë ujësjellësi, projekt i filluar, trotuari, disa rrugë do të asfaltohen.
Në prani të qindra banorëve, në fshatin Hodonoc të komunës së Kamenicës, të mërkurën është mbajtur tubim i madh ku i është dhënë mbështetje e fuqishme Shaip Surdullit.
Me këtë rast, Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherit kandidati për kryetar komune, Shaip Surdulli, ka falënderuar për tubimin kaq madhështorë të këtij fshati.
Surdulli, tha se në këtë fshat është bërë ndriçimi publik, asfaltimi i disa rrugëve, asfaltimi i fushës së sportit, ndërsa, për mandatin e ardhshëm do të vazhdojë ujësjellësi, projekt i filluar, trotuari, disa rrugë do të asfaltohen etj.
Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, nëndega Hodonoc, Agim Basha, kandidatët për delegatë në asamblenë komunale, nga radhët e LDK-së, Naim Morina dhe Shahadije Basha, thanë se premtimet që janë dhënë gjatë fushatës së kaluar, veç sa janë trefishuar, andaj ata kërkuan që edhe këtë mandate të përkrahet Shaip Surdulli, i cili me një buxhet të vogël arriti të realizoj shumë projekte thuhet në njoftimin e LDK- së në Kamenicë./rajonipress/