Fundamenti

LDK përkrahë protestat e banorëve të lagjes “Halim Orana”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, përkrahë pa rezerva protestat e banorëve të lagjes “Halim Orana”.

Kryesia e LDK-së kërkon urgjentisht nga organet kompetente që sa më shpejt të intervenojnë në sanimin e kësaj rruge që nuk është e gjatë më shumë se 420 m.

Ne si parti kemi konstatuar shumë herë që ky pushtet nuk është i aftë të qeverisë me qytetin e Gjilanit thuhet në reagimin e LDK-së, duke i dhënë mbështetje kështu protestuesve.

Uji Dea

Inatet personale të udhëheqësit e komunës dhe qeverisë duhet të tejkalohen që qytetarët ta gëzojnë rrugën e re sepse në fund të fundit të gjithë janë taksapagues të këtij qyteti, dhe meritojnë një tretman më të mirë nga ky pushtet i kapur pas panikut të humbjes.

Të shpenzohen mjete të majme për dreka dhe darka zyrtare dhe të mos kujtosh baltën që këta banorë përballen dita ditës për ne si LDK është fyerje për qytetarët e lagjes Halim Orana dhe gjithë qytetin e Gjilanit thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/