Eko Higjiena

LDK përgatitet për shkarkimin e Isës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Strukturat e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po përgatisin një kongres të jashtëzakonshëm të kësaj partie, menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, me të vetmin rend dite, zëvendësimin e Isa Mustafës.

Në javët e fundit janë shtuar zërat e pakënaqur brenda LDK-së, pasi vlerësojnë se Mustafa nuk ka energjinë as vullnetin e duhur për t’i bërë ballë fushatës së liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili është futur në garë për të fituar edhe mandatin e tij të tretë si kryeministër.

“Mustafa, me dy tre individë rreth tij, të cilët në zhargonin popullor po i quajmë servilë, tashmë ka bërë marrëveshje me liderin e PDK-së për ta bashkë-qeverisur Kosovën pas zgjedhjeve të 8 qershorit, prandaj nuk po përpiqet sa duhet për ta rrëzuar Thaçin nga pushteti”, ka thënë për lajmi.net, me kusht anonimiteti, një zyrtar i lartë i partisë kryesore opozitare në vend.

“Po ashtu, konsiderojmë se pas arrestimeve të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Mustafës në komunën e Prishtinës, ekziston një dosje e EULEX-it edhe për Mustafën, çka rrezikon të rezultojë në një aktakuzë apo arrestim eventual të tij, menjëherë pas zgjedhjeve”, ka shtuar burimi.

Pretendentët e interesuar për ta zënë pozitën e Mustafës në parti, pas shkarkimit eventual të tij, janë tre figurat me më shumë influencë dhe kontakte brenda partisë: Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti dhe Lutfi Haziri.

Uji Dea

Sipas këtij burimi, njëri nga tre figurat që përpiqen ta zënë vendin e Mustafës do ta iniciojnë nismën për kongres të jashtëzakonshëm.

Sabri Hamiti është një ndër personalitetet më të shquara akademike dhe politike të Kosovës dhe vjen pikërisht nga zona e Llapit që ka më së shumti mbështetës të LDK-së.

Nga Llapi është edhe Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i LDK-së, i cli ndihet ende i tradhtuar nga mënyra se si Isa Mustafa ia morri lidershpin e partisë.

Pretendentë potencial gjithashtu është edhe Lufti Haziri, i cili për t’u projektuar si trashëgimtari i lidershipit të LDK-së, kohëve të fundit është bërë shumë më aktiv dhe ka ashpërsuar retorikën kundër liderit të PDK-së, Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.