KD-gjilan

LDK përfshihet edhe në aksione humanitare, ndan 580 euro për Rinit Shabanin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë nga Kuvendi Komunal të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të marrë vendim që të ndahen mjete për nevojat e shërimit të Rinit Shabanit.

Valentina Bunjaku synimin dhe aksionin e LDK-së e ka bërë publik në një takim me mediet. Ajo tha se Rinit Shabani një djalë nga Përlepnica ka nevojë për mjete urgjente derisa shërimi i tij është shumë i shtrenjtë.

Bunjaku ka kërkuar nga të gjitha strukturat e LDK-së por edhe nga qytetarët që ta ndihmojnë aksionin në mënyrë që intervenimi dhe shërimi i Rinit Shabanit të ketë sukses.

KD-gjilan

Rexhepi tha sedo të kërkojë nga Kuvendi Komunal që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për ta ndihmuar Rinit Shabanin derisa tha se vetëm nga kryesia e LDK-së janë tubuar 580 €.

Ajo tha se LDK do të organizojë një mbrëmje humanitare pikërisht për të ndihmuar Rinit Shabanin.

Sipas Rexhepit LDK-ja në të ardhmen do të ndihmojë edhe në ndërtimin e dy shtëpive për nevojat e familjeve pa strehë./rajonipress/