Fidanishtja

LDK për qeverinë Kurti: Paralajmëruan shuarjen, kapën Bordin e AKP-së me militantë partiakë

/ 2 minuta lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të qeverisë Kurti për kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. LDK e ka quajtur kapje të Bordit të AKP-së me militantë partiakë nga qeveria Kurti e cila kishte paralajmëruar shuarjen e këtij agjencioni, raporton Gazeta Express.

“Paralajmëruan shuarjen, kapën Bordin e AKP-së me militantë partiak. Sot, Qeveria e Vetëvendosjes, në vazhdën e kapjes së institucioneve të pavarura, kapi me militantë partiak edhe Bordin e AKP-së; të njëjtit institucion që i’a paralajmëruan shuarjen. Në vend të shuarjes, gjithsesi, vendosën në Bord të ri, këtë herë militantë partiak. Së paku tre anëtarë të rinj të Bordit janë anëtarë partiak të Qeverisë së Vetëvendosjes; dy nga të cilët ish kandidatë për deputetë; të cilët kishin dështuar paraprakisht të zgjedhen. Logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Uji Dea

LDK ka ftuar Kuvendin që të refuzojnë kapjen duke mos votuar anëtarët e bordit të AKP-së të propozuara nga qeveria.

“Logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë. Ftojmë Kuvendin e Kosovës, të refuzojnë kapjen. Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare të ngrisin zërin kundër dukurive të tilla”, thuhet në reagim.