LDK për pragun zgjedhor kërkon 5 për qind për parti, 7 për qind për koalicione

Në takimin e thirrur nga Presidenti Thaçi, ku po marrin pjesë përfaqësues të partive politike për të diskutuar për reformën zgjedhore, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pragu zgjedhor për parti të jetë 5 për qind dhe 7 për qind për koalicione.
Haziri, ka thënë se pragu zgjedhor për parti të jetë 5 për qind dhe 7 për qind për koalicione.
Ai, gjithashtu, ka thënë se është i domosdoshëm vazhdimi i përpjekjes në arritjen e një konsensusi, por edhe pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.
“Nuk duhet të cenohet numri i shumicës në Kuvend, andaj zgjerimi i grupeve të minoriteteve është i nevojshëm”, ka thënë Haziri, duke shtuar se LDK-ja mendon se pragu zgjedhor për parti të jetë 5 për qind dhe 7 për qind për koalicione.
Takimi i thirrur nga Hashim Thaçi, ku opozita nuk ishte e pranishme, LDK është shprehur se ky sistem zgjedhor hulumton mundësitë më të mira që mund të aplikohen, për qëllim që procesi të jetë sa më i thjeshtë për qytetarët./GazetaExpress/