Mobi Casa

LDK: PDK nuk i ka numrat, ultimatumi i SHBA-ve, 1 gushti?!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia e drejtuar nga Hashim Thaçi, PDK vazhdon edhe më tutje të mos i ketë numrat për Gjykatën Speciale. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga një deputet i LDK-së.
Sipas këtij deputeti, i cili ka dashur të mbes anonim, sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së u është thënë që amendamenti kushtetues, i cili i hap rrugë Gjykatës Speciale është shtyrë për javën tjetër, për faktin se PDK nuk i ka numrat.

“Fillimisht na patën paralajmëruar gjatë javës që Gjykata Speciale mund të dalë të enjten në Kuvend, mirëpo për shkak se PDK ende nuk i ka numrat, ende nuk dihet saktësisht koha kur do të riprocedohet nga ana e Qeverisë amendamenti kushtetues”, ka thënë ky deputet.

Megjithatë, sipas këtij deputeti, në këtë mbledhje të GP është thënë që nuk bën gjatë javës tjetër të lëvizim jashtë vendit.

“Deri në fund të muajit duhet të qëndrojmë gjithsesi në Kosovë”, tha ky deputet.

Fundamenti

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se lideri i PDK-së sot ka kërkuar nga deputetët e tij mbështetjen për Gjykatën Speciale, në të kundërtën ai ka thënë se më nuk do të jetë lider i PDK-së.

Megjithatë, në mbledhjen e sotme nuk është vendosur asgjë. Në GP të PDK-së janë dakorduar që gjatë këtyre dy ditëve të ketë edhe një takim, në lidhje me Gjykatën Speciale.

Adem Grabovci, u ka thënë medieve se Kuvendi për Gjykatën Speciale do të mblidhet vetëm atëherë kur t’i kenë numrat.

Në fund të muajit të kaluar Gjykata Speciale dështoi për shkak se 13 deputetë të PDK-së nuk e votuan amendamentin kushtetues. Prej këtyre deputetëve, 7 votuan kundër, 2 abstenuan dhe 4 i ikën votimit./ Gazeta Blic/