Mobi Casa

LDK: Partitë politike të distancohen nga veprimet kriminale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për shtyp ka dënuar ashpër djegien e mbrëmshme të makinave shtetërore në disa qytete të Kosovës.

LDK-ja shprehet thellësisht e brengosur për këto vepra të cilat i ka quajtur kriminale. “Janë akte në vazhdën e veprimeve të dhunshme që persona dhe grupe të caktuara po kryejnë mbi institucionet, pronat private e publike dhe mbi përfaqësuesit legjitim të vendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja ka kërkuar ndërkohë nga organet e rendit dhe të drejtësisë, që në përputhje të plotë me autorizimet e tyre ligjore, të zbulojnë nxitësit dhe zbatuesit e këtyre akteve, të cilat sipas tyre po cenojnë rendin kushtetues dhe po tentojnë të zhysin vendin në kaos e anarki, me qëllim të përfitimeve personale e grupore. “Duke pasur parasysh zbulimin dhe arrestimin nga organet kompetente të individëve për të cilët ka dyshime të bazuara se kanë sulmuar me bomba molotovi shtëpitë familjare dhe makinat e zyrtarëve të institucioneve, të cilët rezultojnë të jenë aktivistë të një subjekti politik, LDK-ja i bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të distancohen nga këta individë dhe të dënojnë aktet e një nate më parë.

Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se dhuna dhe djegiet nuk mund të jenë mjete për realizimin e synimeve politike në një shoqëri demokratike.

Duke ftuar të gjitha subjektet politike për dialog dhe bashkëpunim institucional për avancimin e kauzave reale të qytetarëve të vendit, LDK-ja shpreh vendosmërinë e saj për të punuar me përkushtim në fuqizimin e gjithanshëm të proceseve demokratike dhe euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e tjera mike”, përfundon komunikata e LDK-së./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.