RCCOLA

LDK paraqet para mediave 50 dështimet monumentale të qeverisjes së udhëhequr nga VV në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, tha se këto shkelje do t’i prezantojnë në organet e hetuesisë për shkak të shkeljeve flagrante.

“Sot prezantuam 50 dështimet munumentale të qeverisjes së udhëhequr nga VV-ja në Gjilan, të cilat do t’i adresojmë tek organet e hetuesisë për shkeljet flagrante. Skandali i blerjes së kamionit pa procedura të rregullta, pasqyron mentalitetin e kësaj qeverisje. Raporti i auditorit është më i tmerrshmi në histori të Komunës së Gjilanit që nga paslufta dhe si pasojë e kësaj Komuna përjashtohet nga grantet e institucioneve të fuqishme të BE-së dhe nga bashkëpunimi ndërkufitar.Pabarazia në investime qytet-fshat është tepër shqetësuese, ndërsa edhe më shqetësues është fakti se vetëm në 11 fshatra dhe në shtatë lagje është planifikuar buxhet për vitin 2024”, tha Lutfi Haziri.

Lista e dështimeve vazhdon nesër, por puna e Kamionit ku mbeti?!
Problemin me abuzimet dhe vonesat në ndarjen e subvencioneve në bujqësi për farën e grurit i ka paraqitur kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Ndërrmarrësi dhe Agrikulturë, Fidan Qerimi, ku tha se si pasojë e kësaj do të ketë rendimente më të ulëta në vitin ardhshëm.

Hidromorava

Kritika të ashpra ka paraqitur në konferencë edhe asambleistja, znj. Gresa Avdiu, për mënyrën e ndarjes së subvencioneve për Start Up biznese dhe për bizneset e grave, ku shpërfaqet thellë familjarizmi, pasi përfitues janë tri biznese që janë me qera të një asambleisti të VV-së, motra e një asambleisti tjetër të VV-së dhe vëllezër e kunata të disa asambleistëve të kësaj partie.

Po ashtu, 50 dështimet monumentale të qeverisjes së VV-së në Gjilan i ka paraqitur anëtari i Kryesisë së Degës, z. Shkëlzen Ibrahimi, ku ka paraqitur problemet me shenjëzim vertikal e horizontal të rrugëve, shkeljet ligjore te PZHK-së që janë vepra penale si në rastin te lumi Stanishorka, rizhvillimi i qendrës, ndërsa auditimi i Komunës pasqyron keqqeverisjen dhe abuzimin me kuletën e popullit.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan