ARKATANA

LDK : Paniku i humbjes

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Reagim i degës së LDK-së ndaj shkrimit të Riad Rashitit me titull : “Tё traumatizuarit e degёs sё LDK-sё nё Gjilan”.

Deri nё vitin 97 nё Kosovё gati tё gjithё shokёt e Riadovskit ishin tё anëtarësuar nё akademinë politike tё quajtur LDK. Por nё momentin kur shpërtheu lufta ata u bёnё bashkë, dikush me qёllim tё pastёr kombёtar, dikush pёr tё bёrё përçarje nё tё e dikush pёr qёllime thjesht karrieriste si shokёt e Riadovskit.

Ata qё hynё nё luftё me qëllimin mё tё pastёr kombёtar, u interesonte vetёm çlirimi i atdheut e jo se kush do ta udhëhiqte luftёn, sepse lufta kishte filluar nga vitet e 90 dhe udhëhiqej nёn patronatin e komandantit tё atёhershёm suprem tё Forcave tё Armatosura tё Republikёs sё Kosovёs Dr.Ibrahim Rugova, kurse pёrqarёsit, karrieristёt dhe marksist leninistёt, (kujto pёrshёndetjet me grusht) u identifikuan me ambicien pёr ta uzurpuar dhe masakruar menjёher pushtetin pasluftës.

Ky soj i marksist leninistёve dhe zёdhёnёsit e rinj tё sojit Ridvanovski duke e pasur kёtё qёllim mafioz pёr tё plaçkitur gjithçka qё ka qenё pronё e qytetarëve tanё, instaluan tё ashtuquajturën QPK qё nё atё kohё nga ne dhe gjithё populli i Kosovёs ёshtё identifikuar si Qeveria pёr Plaçkitje dhe Krim.

Gjatё uzurpimit sё institucioneve tё lira nga ana QPK-sё pjёsё e sё cilёs ёshtё edhe Riadovski, pati mё pak krime sepse ky soj i mediokërve i kishin marrё frerёt e udhёheqjes sё Kosovёs nёpёrmjet tё ashtuquajturёs Qeverisje pёr Plaçkitje dhe Krim.
Kёta me kёtё uzurpim thyen, demoluan, plaçkiten dhe maltretuan gjithçka qё nuk mendonte si kёta, pra kёtij soji i takon Riadovski dhe shokёt e tij.

Kёta nё kёtё kohё instaluan edhe shёrbime sekrete pёr t’i maltretuar, keqtrajtuar dhe nё fund pёr t’i eliminuar ata qё nuk mendojnё si kёta.

Pas rifaktorizimit tё akademisё politike tё quajtur LDK kёto shёrbime vranë disa figura tё LDK-sё, sepse mendonin se eliminimi i njerёzve me vlera kombёtare dhe intelektuale, fuqizonte Qeverinё e Plaçkitjes dhe Krimit.

Pёr ne ende janё tё freskёta bisedat informative, uzurpimet, thyerjet dhё plaçkitja qё ju i kёni bёrё kёtij populli.

Uji Dea

Zgjedhjet e pasluftës tё tёrat me radhё i treguan vendin kёtij soji njerëzish, pra edhe pas shumё maltretimeve, frikёs dhe plaçkitjes sё popullit nga ana e tyre Lidhja Demokratike e Kosovёs LDK doli e para, sepse ky ishte verdikti final i sovranit dhe jo mendja e sёmurё e marksistёve dhe leninistёve e sё fundi tё konvertuar edhe nё djathtist TURP.

Ne mburremi qё jemi ndёrtues dhe themelues tё institucioneve tё para demokratike, ne mburremi dhe jetojmё me votёn e sovranit, edhe pse votё nёn presionet dhe shantazhet e njëpasnjëshme qё ju dhe partia juaj i keni bёrё.

Mos harro, ne jemi tё parёt qё themeluam institucione, LDK ёshtё kulturё politike, ёshtё parti me vlera tё mёdha kombёtare dhe intelektuale.
Ne nuk ndjellim frikё tek qytetari, ne i japim qytetarit, ne nuk plaçkitim, ne nuk krijojmё shёrbime sekrete, ne nuk transportojmё kuti votash nga fshatrat serbe vetёm e vetёm pёr ta ruajtur kolltukun qё ka filluar t’i zёrё frymёn edhe juve edhe nё fund ne nuk vrasim.
LDK asnjёhёr nuk do tё ndalet, ju me reagimet e juaja banale vetёm sa na forconi bindjen se stresi dhe paniku i humbjes ju ka mbuluar.

Por mos harroni sepse nje ditё do tё jepni llogari pёr tё gjitha kёto tё kёqija qё ju dhe qeverisja e juaj i keni bёrё nё dёm tё qytetarёvё Gjilanas, do vijё koha e ndryshimit sepse populli ёshtё i bindur mё shumё se kurrё pёr ndryshim.

Deputetёt tanё nuk janё kontrabanduar me vota tё vjedhura, por janё gjithkund nё s`kenёn politike me votёn e lirё tё qytetarit.

Pra ju jeni tё akuzuar edhe publikisht nga krerёt e partisё suaj se keni sjellur deputetёt me vota tё vjedhura dhe tё kontrabanduara.

Por ne nuk habitemi sepse fjalёt si: vjedhja, kontrabanda, krimi i organizuar etj. ёshtё priviligj pёr juvё t’i bartni mbi supet e juaja.

Pra ky soj i Riadovskit i konvertuar pas luftёs nё parti tjetёr nga frika sot janё mё tё zёshmit kundёr LDK-sё dhё e konsiderojnё vehten si elitё politike dhe njerёz tё ligjit. TURP. (Në emër të kryesisë së LDK-së Saranda Bllaca).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.