Fundamenti

LDK pa datë për Kuvend Zgjedhor

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) akoma nuk ka një datë zyrtare se kur do të mbahet kuvendi i tetë zgjedhor brenda partisë, edhe pse ka më shumë se dy javë që i ka skaduar mandati kryesisë aktuale. Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se nuk është kohë e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake pasi krijimi i institucioneve është prioritet.

“Nuk e kemi parë të arsyeshme ta caktojmë një datë në këtë kohë kur ndoshta s’do të mund të mbahej kuvendi, pikërisht në atë datë, mirëpo faza përgatitore ka filluar dhe zgjedhjet do të mbahen në kohë të përshtatshme, menjëherë pas tejkalimit të situatës së krijimit të institucioneve”, ka thënë Rugova.

Fundamenti

Ai ka shtuar se nuk mund të bëhen dy procese paralelisht pasi, sipas tij, nuk është nevoja të bëhen. Ai nuk e sheh të vonuar procesin e mbajtjes së kuvendit zgjedhor pasi kuvendi do të mbahet në suaza ligjore. Rugova ka thënë se nuk do të nguten në mbajtjen e kuvendit vetëm sa për ta plotësuar një kriter, por zgjedhjet do të bëhen tamam siç e parasheh statusi i Lidhjes Demokratike të Kosovës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.