ARKATANA

LDK nuk ndryshon qëndrimin për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet plotësisht Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë sot shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti ka deklaruar se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është vota pro demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne e mbështesim plotësisht këtë marrëveshje.Kjo çështje është dashur të kryhen me kohë”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur kritik ndaj opozitës së legjilaturës së kaluar në Republikën e Kosovës, e cila sipas tij, ka kundërshtuar me dhunë ratifikimin e një marrveshjeje nga e cila janë izoluar qytetarët e Kosovës, raporton Insajderi.

Fundamenti

“Sot qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin lirshëm në BE sikur opozita e atëhershme të mos e kundërshtonte me dhunë ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

I pyetur nëse të gjithë deputetët e LDK-së janë të unifikuar rreth këtij qëndrimi për votimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, Hoti nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë”, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë legjislaturës së kaluar, përveç opozitës, edhe disa deputetë të LDK-së kishin kundërshtuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Anton Quni – të cilët janë ende pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së – si dhe Shpejtim Bulliqi, i cili nuk është më deputet i Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.