Eko Higjiena

LDK nuk i frikësohet zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri shprehet kundër prishjes së kalendarit zgjedhor, por thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve të parakohshme edhe nëse kërkohet që ato të mbahen “nesër”. Madje në intervistën dhënën “Zërit” ai shprehet optimist se LDK-ja do të dalë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme. Haziri thotë se do t’i kthehet LDK-së, por nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Ai në intervistën dhënë gazetës “Zëri” ka vlerësuar se partia e tij do të dalë e para, po qe se mbahen zgjedhjet e parakohshme, edhe pse ai thotë se nuk ka arsye për ta ndërruar kalendarin e zgjedhjeve.

ARKATANA

“Hipotetikisht nëse ju më pyetët, përgjigjja ime është që LDK-ja nesër është e gatshme të hyjë në zgjedhje dhe të ballafaqohet me këtë platformë politike”, ka deklaruar ai.

I pari i Gjilanit më tutje ka thënë se përfundimisht nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit, e po ashtu thotë se nuk ka ambicie për kryetar të Lidhjes Demokratike e as të ekzekutivit kosovar.

LEXO EDHE: Lista Serbe shqyrton daljen nga Qeveria e Kosovës

Nënkryetari i LDK-së ka theksuar se raportet mes koalicionit qeverisës janë mjaft stabile, ndërsa veprimin e fundit të kryeparlamentarit Veseli (që t’ua ndajë nga 100 mijë euro lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovë nëse kualifikohen), i ka cilësuar si veprim për t’i motivuar futbollistët e assesi tendencë për t’ia marrë kompetencat kryeministrit Isa Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.