RCCOLA

LDK nuk i bindet as presionit amerikan, kërkon zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lidhja Demokratike vazhdojë të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve nacionale me çdo kusht, duke mos iu bindur as kërkesës së zyrtarit të lartë amerikan për krijimin e unitetit për çështjen e dialogut me Serbinë. LDK ka një ofertë për dalje nga bllokada e tanishme e krijuar në mungesë të konsensusit politik rreth bisedimeve me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur se LDK nuk bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Nuk bëhemi hisedar në veprime antikushtetuese dhe keqqeverisëse

Është e pandershme përpjekja e koalicionit të pakicës që për situatën e përkeqësuar në Kosovë të fajësohet kundërshtimi i opozitës.

Ne kundërshtojmë dhe refuzojmë sepse:

UBT

1. nuk duam të jemi bashkëpjesmarrës në përkeqësimin e gjendjes.

2. nuk duam të jemi hisedar në politikat antikushtetuese ku cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

3. kundërshtojmë keqqverisjen e parasë publike.

4. duam ta mbrojmë parimin bazë të demokracisë se pakica nuk ka të drejtë ta mbaj pushtetin.

Në të njëjtën kohë, LDK ka ofertë për rrugdalje. Ne jemi të vetëdijshëm se, zhbllokimi i kësaj situate kerkon kauzë të përbashkët dhe po punojmë pandalshëm në këtë drejtim.

Jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet e reja janë vetëm parakusht për zgjidhjen e problemeve. Zjedhjet e reja rikrijojnë bazën demokratiken e cila sot është shkelur. Ato nxjerrin institucione legjitime, të cilat sot nuk i kemi, për tu përballur denjësisht me kërkesat e qytetarëve dhe me dialogun me Serbinë, si dhe me shumë sfida të tjera që na presin.