Eko Higjiena

LDK nuk i bashkohet Thaçit

/ 1 minutë lexim

Kreu i Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur edhe një herë se partia që e udhëheq ai, nuk do t’i bashkohet kryeministrit Thaçi, në dialogun me Serbinë.

“E mbështesim dialogun me Beogradin, por nuk do të jemi pjesë e këtij dialogu” ka thënë kreu i opozitës, Isa Mustafa.

Mobi Casa

Ndërkaq, duke folur për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë, Mustafa ka thënë se LDK e mirëpret këtë autostradë.

Mustafa ka thënë se Kosova fiton nga lidhja e autostradës me Serbinë dhe se kjo rrugë sipas tij, mund të ketë vlerë të madhe./Indeksonline/