UBT

LDK: Nuk flasim me PDK’në, kemi marrëveshje me Bllokun

/ 2 minuta lexim

​Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar takimin e saj të nivelit të lartë partiak. Ata kanë folur për situatën politike në vend dhe për kahun që duhet të marrin gjërat.

LDK nesër do të mbajë edhe takimin e Këshillit të Përgjithshëm nga i cili pritet të dalin me vendimin përfundimtarë. Lutfi Haziri pas takimit ka thënë se nuk kanë diskutuar me PDK-në pasi që aktualisht kanë një marrëveshje me Bllokun dhe po shohin të gjitha mundësit për të gjetur një dalje nga situata e re.

LDK insiston ende për postin e kryeministrit pasi që mendon se marrëveshja e 10 qershorit ose duhet të zbatuar në tërësi ose fare.

“Më lejoni të them se LDK përfundoi takimin në kuadër të angazhimeve që të përgatit seancën e takimit me këshillin e përgjithshëm. Sot LDK vazhdon takimin me degët e saj. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së takohet nesër padite.

Hidromorava

Ne do të angazhohemi me katër parimet e vendosura në rolin e qeverisjes. Duke respektuar rolin e partnerëve tonë do të provojmë të gjejmë rrugë dalëse që të përfundojë ky ngërç. LDK derisa e ka një marrëveshje nuk ka asnjë arsyeje të bisedoj me askënd tjetër. Posti i kryeministrit po bisedohet shumë ti takoj LDK-së.

Kemi thënë në fillim dhe e kemi konfirmuar që marrëveshja ose zbatohet tërësisht ose është e pazbatueshme.

Ne jemi të angazhuar seriozisht të përballojmë këtë situatë dhe organet e LDK-së do t’i japin të drejtë të plotë kryetarit të vazhdoj për të gjetur një zgjidhje që t’i jap fund ngërçit politik në vend”, ka thënë Haziri.