RCCOLA

LDK: Nuk do të humbim kohë me “matrapazët politik”

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mendojmë se është e nivelit shumë të ulët e një subjekti serioz politik si jemi ne LDK-ja të humbim kohë me këtë ‘’matrapaz politik’’,’’demagogë’’,’’keqpërdorues të detyrës zyrtare’’ dhe ‘’Gënjeshtarë tipik’’mendojmë se është rendi i organeve të drejtësisë me u marrë me të jo i LDK-së thuhet në reagimin e këtij subjekti politik si përgjigje ndaj akuzave të Riad Rashitit.

E vërteta është se GK të LDK-së përmes shefit të grupit, në fillim të seancës ka kërkuar që pika që ka të bëjë me kompensimin e disa dëmeve ( rrënim i objekteve , pemëve dhe drunjtëve dekorativë) përgjatë lumit Mirusha të shtyhet për seancën e radhës ose në takimin e parë të mundshëm të Komitetit për Politikë dhe Financa me arsyetimin se kjo lëndë është shumë e pakompletuar ndërsa nga kryesuesi nuk është pranuar kjo kërkesë e grupit të këshilltarëve të LDK-së , ndërsa është pranuar kërkesa që tri informatat të diskutohen në pikën në të ndryshme dhe për këtë arsye GK të LDK-së ka votuar rendin e ditës sepse nuk ka fuqinë me vendosë në lidhje me kërkesat e grupit sepse nuk kemi shumicën e votave të kuvendit.

Pra e vërteta është se në fillim është kërkuar që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës dhe ka qenë dhe është opinion i yni i LDK-së se komuna e Gjilanit nuk e ka komoditetin që të merr vendime duke u bazuar në vendime të drejtorëve që nuk kanë fuqinë e ligjit me vendosë.

Dhe nga informatat që kemi pasur në lidhje me këtë pikë kemi vërejtur se drejtoria për zhvillim ekonomik ka dashur që ta vë në gjumë kuvendin komunal duke i ofruar një dokument prej një faqe ndërsa duke marrë aprovimin për të ndarë në mënyrë anarkike 26,548,98 euro që për një komunë me rreth 3.500,000 borxhe zyrtare duke mos i llogaritë edhe ato jo zyrtare është shumë e madhe.

Dhe poashtu e njëjta drejtori që përmes formave jo zyrtare duke shkelë edhe statutin e komunës mundohet që përgjegjësit që i takojnë drejtorisë për buxhet dhe financa t`i bartë në drejtorinë e zhvillimit ekonomikë pikërisht në këtë kërkesë, çka juridikisht nuk lejohet sepse kemi një paralelizëm dhe konflikt të kompetencave në fushën financiare, dhe këto tendenca të kësaj drejtorie nuk janë të rralla sepse si duket ‘’zëdhënësi’’jo legal i komunës i ka shumë në qef parat dhe menaxhimin me to dhe në këtë formë dëshiron që komunën dhe administratën komunale ta shndërroj në kompani private dhe ta përdorë për nevoja të veta personale dhe familjare sikur që shpesh e ka përdorë/keqpërdorë edhe atë në formë të kundërligjshme dhe duke e keqpërdorë detyrën zyrtare thuhet në reagim.

Gjithashtu në po të njëjtën kërkesë ne LDK-ja kemi vërejt se kemi një dokument që bazohet në të pavërteta sepse kemi konstatuar se ka raste kur me pronarët ka marrëveshje/kontratë ndryshe dhe me shumë më të madhe financiare ndërsa neve në kuvendë na ka adresuar dokument me shifër tjetër financiare çka lë vend për dyshim mbi autenticitetin e një dokumenti zyrtar çka do të duhej të jetë për hetim penalë.

Dhe në asnjë formë ne LDK-ja nuk kemi lejuar të jemi pjesë e një vendimi që bazohet në të pavërteta zyrtare dhe duke mos ja lejuar bile në këtë rast të keqpërdorin prapë pozitat zyrtare për të keq menaxhuar respektivisht keqpërdorë mjetet financiare sikur që kanë bërë dhe vazhdojë të bëjnë gjatë mandatit që kanë, dhe që ne nuk mundemi t`i ndalim përveç të adresojmë në organet kompetente.

Dhe sa i përket kësaj kërkese kjo ka qenë e vërteta dhe se pro kërkesës së LDK-së në këtë rast ka qenë edhe kryetari i komunës që edhe ka reaguar dhe replikuar me ‘’zëdhënësin’’jo legal të komunës duke i tërheqë vërejtjen se ka sjellë në kuvendë një kërkesë të pakompletuar dhe se do të duhej të shtyhej për mbledhjen e radhës së komitetit për politikë dhe financa.

Uji Dea

Dhe pikërisht për këtë temë dhe kërkesë ka pas konfrontime verbale në mes kryetarit të komunës që ishte pro kërkesës së LDK-së dhe kryesuesit të komunës që ishte pro qëndrimit që pa dokumente të mjaftueshme të votohet dhe të dëmtohet buxheti i komunës pa ndonjë analizë të mirëfilltë.

Ndërsa sa i përket çështjes së mos votimit të LDK-së të heqjes së kushtëzimit kjo është më tepër se qesharake dhe nuk do të merremi me këtë çështje kur opinion e di mirë se është pikërisht LDK-ja që ka adresuar shqetësimin në formë të shkruar në nivelin qendrorë dhe i cili ka rezultue me reagim të Ministrisë së Pushtetit Lokalë në lidhje me këtë veprim të paligjshëm të kësaj qeverisje dhe e cila ministri pikërisht për shkak të shkresës së LDK-së ka kërkua me anulua vendimin mbi kushtëzimin e qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Dhe poashtu ne në atë seancë ku është votuar për tu hequr kushtëzimet kemi kërkuar që përveç që do të duhej te mos vendosen në fillim sepse janë të kundërligjshme tash duhet të japë llogari kjo qeverisje se pse e ka aplikuar deri më tani dhe se pse nuk e ka zbatua rekomandimin e MAPL-së që kërkonte anulim të atij vendimi dhe se ky qëndrim i yni si LDK,ka qenë publik edhe në mediumet lokale por se nuk e dimë arsyen se pse ky ‘’zëdhënësi’’jo legal i komunës nuk i ka lexuar ato deklarime publike që kanë qenë pjesë e kuvendit komunal të asaj séance,pra si duket ka qenë i fokusuar në kërkesën financiare se si në mënyrë më të mirë të keqpërdoren ato mjete financiare që nuk ja lejojë kuvendi komunal(LDK) me i keqpërdorë dhe si duket kjo e ka revoltuar në masë të madhe ‘’zëdhënësin’’i cili duke pasur për bazë këtë çështje në mendje ka harruar se pikërisht edhe kryetari i komunës ka qenë në anën tonë dhe pro qëndrimit tonë.

Është lehtë të konstatohet nga opinioni se kush ka Gënjye?(dhe ne kemi dëshmi se pikërisht ky ‘’zëdhënës’’shpesh ka gënjye bile së fundi është duke e gënjye në vazhdimësi edhe Agjencionin Antikorrupsion, Poashtu nga kjo që u tha më lartë është lehtë të konstatohet se kush qenka “Demagogë’’?dhe në fund shtrohet pyetja se kush qenka për “Big Brother’’?.

Nga ajo që u tha më lartë lehtë është të konstatohet se kush është duke vepruar në interes të qytetarëve të Gjilanit, ata që janë duke i keqpërdorur taksat e tyre dhe që kushtëzojnë qytetarë në të gjitha format dhe pas një kohe janë të detyruar t`i tërheqin kushtëzimet falë LDK-së dhe pa ju kërkuar falje fare qytetarëve, tani kanë filluar t`i kushtëzojnë edhe mësimdhënësit dhe zyrtarë të ndryshëm përmes kushtëzimeve të paligjshme .

Ata zyrtarë që Agjencioni Antikorrupsion ka konstatuar se kanë shkelë Ligjin atëherë si mund të ju besojnë juve qytetarët e Gjilanit kur saktë dihet se për çka ju ka akuzuar kjo Agjenci.

Kemi edhe shumë çka në lidhje me këtë ‘’zëdhënës’’jo legal me thënë, por se po mendojmë se është e nivelit shumë të ulët e një subjekti serioz politik si jemi ne LDK-ja të humbim kohë me këtë ‘’matrapaz politik’’,’’demagogë’’,’’keqpërdorues të detyrës zyrtare’’ dhe ‘’Gënjeshtarë tipik’’mendojmë se është rendi i organeve të drejtësisë me u marrë me të jo i LDK-së.

Dhe krejt në fund ndoshta qytetarët gjilanas duhet t`i njoftojmë se ky zëdhënës jo legalë këto reagime i bën për qëllime të tija personale sepse siç dihet PDK në Gjilan është në proces zgjedhor të pa përfunduar e këtij zëdhënësi i nevojitet marketingu personal ndoshta për të zënë një vend të mirë hë hierarkinë e PDK-së./rajonipress/