United Hospital

LDK nuk do ta ndryshojë dialogun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta udhëheq dialogun me Serbinë pas koalicionit me PDK-në, por partisë së Isa Mustafës i duhet të heqë dorë edhe nga një premtim i madh elektoral.

Partia më e madhe opozitare në legjislacionin e kaluar ka mbështetur me votë marrëveshjet me Serbinë që janë çuar në Parlament, por shpesh, zyrtarë të lartë të saj, përfshirë kreun Isa Mustafa, janë deklaruar kundër mënyrës së deritanishme të dialogut.

Për më shumë, Mustafa gjatë fushatës së fundit elektorale kishte premtuar se nën qeverisjen e LDK-së do të ketë rishikim të marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

Uji Dea

Nëse si rezultat i marrëveshjes me PDK-në, kreu i Lidhjes Demokratike bëhet kryeministër i vendit, do të duhet të heqë dorë nga ky premtim.

Ai dhe LDK-ja kanë thënë se marrëveshjen me PDK-në e kanë bërë, pos tjerash, në bazë të pesë parimeve të proklamuara nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe të mbështetura nga miqtë ndërkombëtarë.

Njëri nga këto parime është mosndryshimi i qasjes në dialogun me Serbinë. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.