GRANDEMALL

LDK në Zvicër kritikon Ministrinë e Diasporës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, dhe deputetët e LDK-së, Salih Morina, Lirie Kajtazi, Kimete Bytyqi dhe Armend Zemaj u takuan me një delegacion nga Dega e LDK-së në Zvicër, i udhehequr nga Kryetari, z. Haki Latifi.

Sekretari Beqiri, sipas një kumtese për medie nga LDK, i njoftoi ata lidhur me aktualitetin politik në Kosovë, si dhe angazhimet e LDK-së rreth aktiviteteve dhe politikave që i bën në Kosovë. Po ashtu, ai foli për organizimet që po bëhen për zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013.

FIDANISHTJA

Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, njoftoi për takimet dhe manifestimet e ndryshme që po bëhen me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Zvicër, si dhe për riorganizimin e Degës atje, në veçanti krijimin e Forumit të Gruas dhe angazhimin permanent të Degës së LDK-së në Zvicër.

Delegacioni nga Zvicra, gjithashtu, kritikoi punën e Ministrisë së Diasporës, duke kërkuar angazhim më konkret, e jo vetëm fushata mediale. Delegacioni nga Zvicra u interesua edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe votimin nga diaspora./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.