Uji Dea

LDK në Viti reagon ndaj shantazhimeve të drejtorit të arsimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Shtabi zgjedhor i degës së LDK-së në Viti reagon ashpër ndaj Drejtorit Komunal të Arsimit në Viti.

Duke u bazuar në informacionet e vëzhguesve në terren nga burime të sigurta reagojmë ashpër se drejtori i DKA-së në Viti, Feri Qerimi po shantazhon, duke bere presion përmes drejtorëve të shkollave dhe vet personalisht që të dalin në tubimin parazgjedhor të PDK-së për të pritur kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Nëse nuk dalin do të pasojnë dënime të rënda, deri në largim nga shkolla. Posedojmë argumente të shumta sidomos në shkollat në Pozheran.

FITORJA

Vlen të theksohet se ky drejtor fantom vazhdimisht gjatë mandatit sa është në pushtet së bashku me Nexhmedin Arifin kanë vazhduar avazin e njëjtë.

Një qeshtje tjetër më skandaloze është se dje më 21.10.2013 në ora 14.00, i vjen një shkresë zyrtare e nënshkruar po nga ky drejtor, nga DKA ku sillet një vendim absurd aq më shumë edhe qesharak, ku profesorit të Edukatës Fizike Fadil Ramiqi i ndalohet hyrja në shkollë. Kjo bëhet edhe më skandaloze kur i ndalohet edhe hyrja në oborr të shkollës.

Për këtë shtabi zgjedhor posedon shkresën në fjalë si argument. Gjatë muajit shtator, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të këtij drejtori dhe atij të shkollës së mesme profesionale janë humbur plot 400 orë mësim thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.