LDK: Ne kryeministrin dhe pikë

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht nuk do të heq dorë nga posti i kryeministrit qoftë me Bllokun qoftë me PDK-në. Ky është vendimi që Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie pritet ta bëjë zyrtarë brenda disa minutave tregojnë burime të “Zëri”.
LDK beson se brenda Blloku ka ndryshuar situata dhe si rrjedhojë është dashur të ndryshohen edhe kushtet e marrëveshjes. LDK tani më shumë se kurrë beson se posti i kryeministrit duhet të dalë nga kjo parti nëse ata dëshirojnë që të bashkohen me këdo për të ndihmuar në krijimin e institucioneve të vendit./Zeri.