Hidromorava

LDK në Kamenicë ripërsëritë qëndrimin se është kundër reformës në arsim në mënyrën se si është proklamuar

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Askund, në asnjë analizë apo studim nuk është e konstatuar se numri më i madh nxënësve në klasë sjell cilësi në arsim, përkundrazi mund të ketë vetëm më pak mundësi për nxënësit, pasi edhe kurrikulën e re në arsimin parauniversitar, mësimi parashihet me grupe më të vogla. Riorganizimi i shkollave në këtë formë është e pakuptimtë dhe aspak në favor të nxënësve, pasi shumica e kohës së fëmijëve do të kaloj duke pritur e udhëtuar me autobus thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.

Tutje thuhet se në fshatrat e komunës sonë, të vetmet institucione janë shkollat, dhe aty ku mbyllen shkollat padyshim që nxitet edhe shpërngulja. “Reformat në arsim duhet të jenë graduale dhe të studiuara mirë, ne bashkëpunim me prindër, nxënës, punëtor arsimor dhe qytetarë. Gjithashtu, mëse e nevojshme është të ketë investime të vazhdueshme në disa sfera në arsim, pra të krijohen kushte të favorshme për mësimdhënënie e mësimnxënie. Duhet pasur parasysh se në të kaluarën investimet janë koncentruar në ndërtimin e shkollave, ku prej pas luftës janë ndërtuar shumë shkolla. Reformat në arsim bëhen në nivel vendi, pasi arsimi është unik në Republikën e Kosovës, e jo në mënyrë parciale. . Përpjekja për të realizuar mbylljen e shkollës në Busavatë e Krilevë ka dështuar dhe vazhdimi i riorganizimit në Koretin e Topanicë – shkolla të cilat kanë numër të mjaftueshëm të nxënësve rreth 300 respektivisht 150 nxënës është i gabueshëm dhe i pranueshëm” sqarohet tutje LDK e Kamenicës.

Fundamenti

“Qeveria Komunale duhet të fokusohet në krijimin e mundësive që njerëzit të jetojnë në komunë tonë sepse është rreziku i zbrazjes edhe me të madhe të komunë sonë. Andaj, kryetari me koalicionin e tij qeverisës duhet të ndërpresë këtë projekt që është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Komunën tonë” përfundon reagimi./rajonipress/