Hidromorava

LDK në Kamenicë reagonë ndaj vendimeve të fundit të Asamblesë Komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Kamenicë dhe grupi i delegatëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, reagojnë ndaj vendimit të Kuvendit Komunal të Kamenicës në mbledhjen e datës 27 qershor 2014 lidhur me ndërmarrjen publike Komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Në këtë pikë kryetari i Komunës Begzad Sinani i propozoi Kuvendit Komunal shfuqizimin e vendimeve të mëhershme të Kuvendit Komunal të Kamenicës që kishin të bënin me ndarjen e njësisë Komunale të ish “Higjiena” nga ndërmarrja regjionale Higjiena.

Këto vendime ishin marrë nga legjislatura e kaluar pasi që Komuna e Gjilanit përmes zyrës së prokurimit të Komunës së Gjilanit kishte privatizuar ndërmarrjen rajonale “Higjiena”pa pyetur edhe Komunën tonë, dhe ishte e papranueshme që njësia e Kamenicës të hynte në këtë privatizim. Ky veprim ishte i paligjshëm kur dihet se Komunat ushtrojnë kompetencat në territorin e vet.

Në propozim- vendimin e Kryetarit thuhet “të merret vendim për ribashkimin e Njësisë “Higjiena” në Kamenicë me Kompaninë Regjionale “Eko-Higjena”, duke u arsyetuar se ka kosto të lartë për subvencionimin dhe mbështetjen financiare thuhet në reagimin e LDK-së.

Uji Dea

Dega e LDK-së konsideron se ky veprim është i dëmshëm për qytetarët e Komunës sonë, është kundër ligjor për faktin se Kuvendi me propozimin e Kryetarit pa asnjë procedurë ligjore ia fal kompanisë private “Eko-Higjena” njësinë në Kamenicë e cila nuk ishte hyrë në proces të privatizimit.

Shtrohet pyetja se çka do të përfiton Komuna jonë kur ia japim pa asnjë kusht ndërmarrjen tonë një Kompanie private me një propozim vendim të kryetarit, me arsyen se nuk mundemi ta mbajmë financiarisht këtë kompani, kur dihet se “Eko Higjiena” nuk është donator, por është kompani fitimprurëse.

Delegatët e LDK-së në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal e kanë kundërshtuar këtë veprim së bashku edhe me disa delegat të tjerë nga opozita, dhe po ashtu do të vazhdoj ta kundërshtoj duke e vlerësuar si veprim kundërligjor dhe të dëmshëm për Komunën tonë.

Kjo qeverisje arsyetohet se nuk mundet ta subvencionoj ndërmarrjen Komunale për menaxhimin e mbeturinave a në anën tjetër punëson përditë punëtor me kontratë në vepër, blen tri vetura 50 mijë euro e shumë shpenzime të paarsyeshme thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.