Fidanishtja

LDK në Kamenicë nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Grupi i delegatëve i Lidhjes Demokratike e Kosovës Dega në Kamenicë, do të bojkotoj seancën e jashtëzakonshme për mocionin e votëbesimit ndaj Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Komunës së Kamenicës.

Grupi i delegatëve të LDK-së, nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, interesave apo inateve personale të individëve të përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike.

Në lidhje me seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, dega e LDK-së në Kamenicë ka lëshuar një komunikatë për media ku jep arsyet e bojkotimit të seancës së jashtëzakonshme.

UBT

Grupi i delegatëve i Lidhjes Demokratike e Kosovës Dega në Kamenicë, do të bojkotoj seancën e jashtëzakonshme për mocionin e votëbesimit ndaj Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Komunës së Kamenicës.

Grupi i delegatëve të LDK-së, nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, interesave apo inateve personale të individëve të përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike.

Grupi i delegatëve të LDK-së, do të jetë konsistent dhe konstruktiv në kuvend komunal duke mbështet çdo vendim që i shkon në të mirë të qytetarëve të komunës sonë, po ashtu do të jetë zë kritik për çdo shkelje e vendim të dëmshëm! LDK nuk i bëhet argat askujt përveç interesave të qytetarëve dhe votuesve të saj thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Kamenicë./rajonipress/