UBT

LDK në Gjilan shënon 15 vjetorin e çlirimit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të gjitha strukturat e degës së LDK-së në Gjilan në krye me kryetarin Lutfi Haziri, kanë shënuar sot 15 vjetorin e çlirimit të Gjilanit. Me këtë rast, kryetari Haziri tha se datat 12 deri 15 qershor shënojnë ditët më të bardha të historisë së re të Gjilanit.

“Para vitit 1999 të gjithë ne bashkë kemi dhënë kontributin tonë të jashtëzakonshëm për këtë ditë të bardhë dhe historike, duke u gjunjëzuar para veprave të mëdha të presidentit historik Ibrahim Rugova. Datat 12 deri 15 qershor do të kujtohen si data të kthesës dhe shpresës, angazhimeve të pandalura për integrim në BE dhe NATO, prosperitet, zhvillimit ekonomik dhe jetës më të mirë për të gjithë”, tha kryetari Haziri.

Po ashtu, strukturat e LDK-së në Gjilan kanë diskutuar edhe për rregullshmërinë e procesit zgjedhor në zgjedhjet e 8 qershorit, ku u rikonfirmua fitorja e LDK-së, përkundër PDK-së dhe partnerëve të saj. Gjilani dhe Anamorava rikonfirmuan edhe njëherë rugovizmin e tyre karshi proceseve dhe falënderimi u takon qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për votë qytetare.

FIDANISHTJA

Strukturat e LDK-së kanë dhënë mbështetje të plotë për koalicionin e kthimit të shpresës me besim të madh që Kosova do të vendosë stabilitet të madh dhe prosperitet.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit e shënon 15 vjetorin e çlirimit të Gjilan me një sërë aktivitetesh, ku sonte në ora 20:00 do të bëhet hapja e festivalit “Gurra Popullore” para platosë së Teatrit të Qytetit. Nesër më 15 qershor 2014, duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve, përderisa në ora 12:00, para Teatrit të Qytetit, do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për persona të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.