Hidromorava

LDK në Gjilan, ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dje dhe sot kanë përfunduar 4 nga 44 nëndegët e LDK-së në Gjilan, përkatësisht në Livoçi i Ulët, Nëndega 2/2, Lagjja e VIII dhe Nëndega 2/1 me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjtë e të rejat, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Kuvendet zgjedhore të nëndegëve filluan sot dhe sipas agjendës do të përfundojnë më 30 Qershor 2023. Në proceset zgjedhore do të përfshihen dyzet e katër (44) nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve.

Apelojmë për pjesëmarrje në zgjedhje e vendimmarrje në të gjitha nëndegët dhe gjatë gjithë muajit të zgjedhim me LDK.

UBT

Urime nëndegëve, urime të zgjedhurve!

Vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët me LDK-në, potencialisht vlerë politike dhe demokratike!

Takimin e ka nderuar me prezencë dhe adresim para të pranishmëve kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, znj. Jehona Lushaku-Sadriu./rajonipress/