RCCOLA

LDK në Gjilan e uron Kushtrim Kadriun

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot Kuvendi Komunal zgjodhi Kryesuesin e ri. I urojmë z. Kadriu suksese në udhëheqjen e shumicës së re në Kuvendin Komunal, në përputhje me agjendën komunale zhvillimore thuhet në urimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Ky raport u ndërrua për shkak se i pari i ekzekutivit z. Hyseni deklaroi publikisht se e ka ndërprerë bashkëpunimin me PDK-në, i cili zgjati gati dy vjet. I kishte partnerë, bashkëpunëtorë dhe e ndanë pushtetin për këtë kohë bashkë. Po ashtu, lidershipi i PDK-së njoftoi se e ka ndërprerë partneritetin për shkak të mos mbajtjes së fjalës, mos bashkëpunimit dhe partneritetit nga ana e të parit të ekzekutivit z. Hyseni, i cili e përfaqëson Vetëvendosjen.

Ndërrimi i këtyre raporteve i dha mundësinë shumicës në Kuvendin Komunal, të udhëhequr nga LDK-ja e që përfshinë një koalicion tashmë disa vite në mes të LDK-së, AAK-së e Lëvizjes Vatra,duke krijuar mundësinë që z. Kushtrim Kadriu ta marrë kryesimin e kësaj agjendë.

Sot i pari i ekzekutivit në Gjilan z. Hyseni paska vjellë mbi këtë proces. E kuptojnë shqetësimin e tij, por tash e disa vite qytetarët e Gjilanit e kanë krijuar një shumicë parlamentare të cilën e ka preventuar vetë z. Hyseni. Ai krijoi koalicion me PDK-në dhe disa parti të vogla, për ta lënë në opozitë LDK-në, dhe kjo opozitë e djeshme sot është shumicë në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në përputhje me besimin dhe vullnetin qytetar.

Uji Dea

Ai duhet ta respektojë, duhet të koordinohet me kryesuesin dhe shumicën në Kuvend dhe ne zotohemi që agjenda zhvillimore do të shkojë përpara. Qyteti i Gjilanit në Kuvend Komunal do të ketë dinamikë të re, agjendë zhvillimore e prosperitet. Ndërsa, atij i mbetet detyra që ta zbatojë ligjin, të mos ‘vjell’ mbi shumicën e re dhe të kujdeset për fjalorin e ndyrë që ka filluar ta përdorë sepse asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e ka përfaqësuar shumicën politike në Gjilan. Ka ardhur si pakicë, është pakicë dhe do të mbetet pakicë.

Ne sot ndryshuam raportin në Kuvendin Komunal, ndërsa nesër do ta ndryshojmë edhe në ekzekutiv sepse asgjë tjetër nuk po bën, pos që po shëtit nëpër projekte që i ka shkaktuar LDK. Tani bashkë edhe me ministra dhe kryeministrin e tij po del e po i viziton rrugët që i ka nisur LDK-ja. Projektet që i ka trajtuar si të huaja deri dje, tani bën foto, shëtitje e video, duke menduar t’i mashtrojë qytetarët e Gjilanit. Sot mashtrimi është ndalur. Tash e tutje pritna se ne nuk ndalemi!

Kryesia e LDK-së falënderon të gjithë këshilltarët komunal për përfaqësim dinjitoz të interesit të qytetit të Gjilanit dhe zotimin e tyre që të punojnë në zbatim të agjendës zhvillimore të Gjilanit.