GRANDEMALL

LDK në Gjilan distancohet nga deklaratat e individëve që nuk e përfaqësojnë LDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – LDK, vepron unike dhe në nëndegën e fshatit Dobërqan, ka kryesinë e dalur nga zgjedhjet dhe të drejtën e përfaqësimit legjitim të saj e ka kryetari z.Jasmin Avdyli, andaj deklarimet e individëve nuk janë edhe qëndrime të strukturave të saja ngase ato nuk përfaqësojnë strukturat dhe elektoratin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, pas një deklarate të shfaqur në media se kinse kryesia e nëndegës së fshatit Dobërqan, ka marrë disa vendime e të cilat bien në kundërshtim direkt me qëndrimet e partisë, deklaratë kjo që nuk përkon me politikat strategjike të LDK-së dhe e cila vije nga individ të caktuar e që nuk përfaqësojnë strukturat e partisë, njofton anëtarësinë dhe opinionin e gjerë se Dega e LDK-së në Gjilan, qëndron fuqishëm pranë vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe si e tillë vepron konform vendimeve që dalin nga organet qendrore të partisë dhe interesave të anëtarësisë, por me qëllim që të njoftojmë opinionin lidhur me qëndrimet e shfaqura së fundmi nga individë, sqarojmë se një deklarim i tillë nuk vije nga strukturat e nëndegës në fjalë, por si i tillë është veprim i një individi i cili para ca kohe është tërhequr edhe nga të qenit anëtar i LDK-së.

FIDANISHTJA

LDK, vepron unike dhe në nëndegën e fshatit Dobërqan, ka kryesinë e dalur nga zgjedhjet dhe të drejtën e përfaqësimit legjitim të saj e ka kryetari z.Jasmin Avdyli, andaj deklarimet e individëve nuk janë edhe qëndrime të strukturave të saja ngase ato nuk përfaqësojnë strukturat dhe elektoratin e LDK-së.

Në nëndegën e përmendur strukturat janë mjaft aktive dhe në koordinim me degën po veprojnë fuqishëm në realizimin e programit qeverisës të LDK-së, andaj deklarimet e tilla në këto momente vlerësojmë se janë të dëmshme për të mos thënë të qëllimshme dhe dëmtojnë interesat strategjike të LDK-së, të cilat janë të orientuara drejtë mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në familjen e madhe evropiane thuhet në reagimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.