LDK: Në emër të kujt po flet Demaçi

/ 2 minuta lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë ndaj deklaratave të fundit të Adem Demaçit, të bëra në emisionin qendror politik të RTK-së, duke i cilësuar ato të pamatura. LDK i konsideron të papranueshme etiketimet dhe denigrimet dhe kërkon të dijë nga Demaçi se kënd e përfaqëson politikisht dhe në emër të kujt flet.
Në reagimin e bërë në LDK-ja, thuhet se “një paraqitje të tillë LDK-ja e konsideron totalisht joadapte me moshën e Demaçit.

“LDK-ja i konsideron të papranueshme etiketimet dhe denigrimet pa marrë parasysh se kush i bën dhe në adresë të kujt i drejton. LDK-ja kërkon të dijë nga Demaçi se kënd e përfaqëson politikisht dhe në emër të kujt flet ai”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se LDK-ja dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës dhe do ta nderojnë përjetë veprën e madhe të Presidentit Rugova, themeluesit të shtetit tonë.

Eco Higjiena

“LDK-ja përulet para punës, veprës dhe sakrificës së të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. LDK-ja do të vijojë punën e saj me përkushtim dhe nder, për të funksionalizimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, pa u larguar asnjëherë nga mësimet e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në reagim.

“LDK-ja po punon fort që t’i fitojë Zgjedhjet e përgjithshme dhe këtë do ta arrijë me përkrahjen dhe votën e qytetarëve të lirë të Republikës së Kosovës. LDK-ja do të instalojë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë e përgjegjësinë”, përfundon reagimi i LDK-së. /Telegrafi/