ARKATANA

LDK në ditë të vështira

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vjosa Osmani, Alma Lama, Kujtim Shala, janë të paktën tre deputetët e LDK-së të cilët nuk do të votojnë çfarëdo kandidati të LDK-së për kryeministër pas koalicionit me PDK-në. Lista e deputetëve të pakënaqur të LDK-së me koalicionin e arritur në mes të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, në zyrat e presidentes Atifete Jahjaga me prezencën e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, megjithatë pretendohet të jetë më e gjatë.

Aty hynë edhe Adem Salihu e Arben Gashi. Ndërkohë komunikimi i zakonshëm i Isa Mustafës në rrjetin social facebook të enjten ishte më ndryshe, meqë komentet negative ishin ato që kishin pushtuar faqen e tij zyrtare.

Mobi Casa

Nuk ishin të pakta komentet që e cilësonin veprimin e LDK-së si vdekje politike për këtë subjekt, dhe si tradhti ndaj elektoratit të saj, i cili vazhdimisht ka kërkuar që kjo parti të mos bashkohet me PDK-në.

Madje elektorati i dëshpëruar i LDK-se, ka krijuar edhe një faqe në këtë rrjet “Të gjithë kundër Isa Mustafës, Kryeministër”, për të kundërshtuar me çdo kusht vendimin e Këshillit të Përgjithshëm i cili edhe i dha dritën jeshile këtij koalicioni./ Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.