LDK në Artanë freskohet me kuadro të reja, shkon drejt konsolidimit
Gjilan – Bajrush Ymeri i cili aktualisht është kryetar i LDK-së në Artanë thotë se po e gëzon fakti që në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në LDK në këtë qytet po inkuadrohen kuadro të reja dhe të profesionalizuara. Besoj shumë se LDK po konsolidohet fuqishëm në Artanë tha Ymeri.
Të dielën sipas orarit të miratuar nga kryesia e degës së LDK-së ka filluar procesi zgjedhor në nëndegët në Artanë dhe Vllasali.
Në këto dy kuvende të nëndegëve janë zgjedhur kryesit e nëndegëve dhe delegatët për kuvendin e degës.
Bajrush Ymeri i cili aktualisht është kryetar i LDK-së në Artanë thotë se po e gëzon fakti që në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në LDK në këtë qytet po inkuadrohen kuadro të reja dhe të profesionalizuara. Besoj shumë se LDK po konsolidohet fuqishëm në Artanë tha Ymeri
Sipas tij në nëndegën e Artanës kryetar i nëndegës u zgjodh Flamur Uka, ndërsa në nëndegën në Vllasali kryetar i nëndegës u zgjodh Fatlum Vllasaliu.
Bajrush Ymeri i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje ndërsa është zotuar se dega në Artanë po investon në kuadro të reja dhe me perspektivë duke i dhënë gjallëri vet LDK-së./rajonipress/


