KKVITI

LDK: Ndarja e deputetëve është shpifje e shantazh i parapolitikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka demantuar lajmin e publikuar gjatë ditës së diel në disa medie për, kinse, ndarjen e një grupi të deputetëve të LDK-së, me qëllim: formimin e një grupi të ri parlamentar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon shpifjet dhe shantazhet e tilla të porositura nga kundërshtarët politikë dhe nga parapolitika që i udhëheq ata dhe kërkon nga simpatizantët e LDK-së dhe qytetarët e vendit të mos bien pre e tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë thekson se të gjitha vendimet LDK-ja i merr pas debateve dhe se koalicioni i gjerë i shumicës që ka ndërtuar LDK-ja ka mbështetjen e të gjitha strukturave drejtuese të partisë në të gjitha nivelet e organizimit.

Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit po punojnë bashkë dhe me përkushtim që sa më parë, me votën e tyre, si përfaqësues të shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendit, t’i ndërtojnë institucionet e reja”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Sot u raportua nga disa portale se deputeti Sabri Hamiti, ndër themeluesit dhe anëtarët më të vjetër të LDK-së bashkë me një grup deputetësh të tjerë të këtij subjekti politik, kanë vendosur tashmë që rrugëtimin e tyre në politikë ta vazhdojnë si anëtarë të grupit parlamentare të LDK-së, e jo të LAN-it.