UBT

LDK: Mos i përkrahni ata që djegin institucionet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e saj me veprimet e protestuesve të thirrur nga opozita, të cilat po djegin institucionet e ndërtuara me shumë mund, po rrezikojnë jetën e policëve të Kosovës dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pronën publike dhe private.

“LDK-ja respekton vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht orientimin e tyre partiak, por tendencat që me zjarre dhe flakë të arrihet deri te pushteti, nuk i takojnë një shoqërie demokratike për të cilën janë përcaktuar qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky subjekt politik.

LDK-ja ju jep përkrahje të plotë institucioneve të rendit që po bëjnë një punë shumë profesionale për të mbrojtur pronat publike dhe private dhe nuk po bie në nivelin e provokimeve të vazhdueshme të protestuesve të thirrur nga partitë opozitare.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që ngjashëm me të kaluarën, të mos i përkrahin ata që djegin institucionet, të cilat janë ndërtuar me taksat e qytetarëve ndër vite. Ata që po djegin institucionet dhe pronat publike, duke shprehur mllefin që nuk kanë mbështetje qytetare për të ardhur në pushtet, duhet ta dinë se objektet publike nuk janë të Qeverisë, por janë prona të qytetarëve dhe çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj secilit qytetar të Kosovës”.

UBT

“Imazhet kur i vihet flaka ndërtesave të Qeverisë dhe tendencat për t’i djegur policët për së gjalli, nuk janë pamjet për të cilat Kosova ka nevojë të prezantohet në mediat ndërkombëtare”.

“LDK-ja si parti Popullore Evropiane, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të vendosur për fatin e tij, ashtu siç ka bërë në qershorin e vitit 2014, kur zgjodhi përfaqësuesit e saj. Çdo tendencë tjetër për të marrë pushtet me dhunë do të jetë e dështuar dhe nuk gëzon përkrahje qytetare”.

“LDK-ja ju dëshiron policëve të lënduar shërim sa më të shpejtë, ndërsa opozitës i bën thirrje që dhunën ta zëvendësojë me mjete politike dhe demokratike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.