UBT

LDK: Mirënjohje për dështimet – Komuna e Gjilanit model vetëm në propagandë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – LDK Gjilan me shqetësim e ka parë sot lajmin e radhës të shpërndarë nga Komuna e Gjilanit, sikur kinse është shpërblyer si model për organizimin e dëgjimeve buxhetore. Nëse ka diçka për të cilën kjo qeverisje lokale “shquhet”, ajo është për shkeljet e rënda në proceset buxhetore, mos-shfrytëzimin e mjeteve publike dhe paaftësinë për të realizuar projektet e planifikuara.

Pikërisht për këto arsye, Komuna e Gjilanit është përjashtuar nga çdo grant i performancës, duke mos qenë as kandidate për aplikim, e lëre më të fitojë ndonjë mbështetje financiare. Është ironike që flitet për “model” në një kohë kur qyteti ynë ka humbur miliona euro të destinuara për komunat e përgjegjshme, vetëm për shkak të menaxhimit të dobët dhe vendimeve të gabuara në ndarjen e buxhetit.

Është e rëndësishme të theksohet se programi DEMOS, i implementuar nga Helvetas në partneritet me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ka sjellë standarde dhe praktika të mira për komunat në fushën e qeverisjes së mirë dhe menaxhimit financiar.

Mirëpo, qeverisja aktuale në Gjilan nuk ka pasur kapacitete për t’i absorbuar ato, ose i ka zbatuar në mënyrë të kundërt. Për këtë arsye, edhe përkundër pjesëmarrjes formale në aktivitete, Komuna e Gjilanit ka dështuar të përfitojë nga DEMOS.

HW

Ndërsa kur LDK ka qenë në qeverisje lokale dhe në partneritet me këtë program, gjithmonë kemi fituar grantin e performancës, duke sjellë të mira konkrete për qytetarët.

Për të qenë të qartë, disa nga dështimet serioze në menaxhimin buxhetor të kësaj qeverisjeje janë:

  • Mos-shpenzimi i një përqindjeje të lartë të buxhetit të planifikuar.
  • Mosrealizimi i projekteve të parapara edhe në dëgjimet buxhetore.
  • Të gjetura të shumta nga Zyra Kombëtare e Auditimit lidhur me menaxhimin financiar.
  • Opinioni i kualifikuar nga ZKA, i cili e ka eliminuar Gjilanin nga pjesëmarrja dhe fitimi i grantit të performancës.

LDK Gjilan rithekson se transparenca dhe llogaridhënia nuk ndërtohen me mirënjohje propagandistike, por me performancë të vërtetë, punë konkrete dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.