LDK, mes rugovizmit dhe përçarjeve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Edhe pas tetë vjetësh nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova dhe njërit prej themeluesve kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, fryma rugoviane, të paktën deklarativisht, vazhdon ta përcjellë mesazhin politik të LDK-së. Përvjetorët, manifestimet, fushatat zgjedhore e deri te kuvendet dhe sesionet partiake, nuk mund të paramendohet të nisen ndryshe nga lidershipi i LDK-së, veçse me mesazhet e zotimet për vazhdimin dhe trasimin e frymës rugoviane.

Analistët politikë në vend, megjithatë këto orientime deklarative të LDK-së i shohin më shumë si zotime publike për përfitime politike, sesa një trasim të sinqertë të kësaj fryme. Publicisti dhe analisti Halil Matoshi konsideron se LDK paraqitet si një parti klasike që ka ruajtur vazhdimësinë e saj.

RCCOLA

“Mirëpo, nëse flasim për frymën rugoviane, mendoj se ajo përdoret vetëm për propagandë ditore, politika ditore, si retorikë boshe, sepse kjo parti politike e ka devijuar në shumë raste dhe shumë herë konceptin rugovian të demokracisë liberale”, ka thënë Matoshi…(Tribuna).