GRANDEMALL

LDK me rezolutë për tatimin në pronë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike të Kosovës ka dalë me një rezolutë pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë, që erdhi pas rivlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, raporton Express.

Rezolutën e propozoi deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, i cili tha kjo po bëhet për të gjetur zgjidhje e jo për të bërë zhurmë.

“Për të dalë nga kjo situatë, ne propozojmë këtë rezolutë për të gjetur zgjidhje, jo vetëm për të kry një debat parlamentat dhe për të bërë zhurmë”, tha Hoti.

Përmes kësaj rezolute, LDK’ja po kërkon që Ministria e Financave të pezullojë rivvlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak.

“Ministria e Financave të pezullojë rivvlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak. Kjo është plotësisht e realizueshme dhe nuk ka asnjë ndikim te komunat sepse buxhetet e komunave janë të planifikuara me ngarkesat e vjetra tatimore të tatimit në pronë”, tha Hoti.

Fundamenti

Pika e dytë parasheh që Ministria e Financave të sjellë në Kuvend Ligjin për Tatimin në Pronë.

“Ministria e Financave të sjellë në Kuvend Ligjin për Tatimin në Pronë, i cili duhet të përmbajë amandamentet që do të mundësojnë dy gjëra. E para të jep mundësi që të përshtasë ngarkesën tatimore në përputhje me situatën ekonomike dhe këtu mund të nxjerrim indikatorë konkret se kur mund të bëhen këto përshtatje dhe e dyta të lejojë mundësinë që të mund të ndryshohet pragu tatimor, ndoshta të ulet norma minimale”, deklaroi Hoti.

Kërkesa e fundit është që Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat, gjatë vitit 2023 fillinisht të bëjë rivlerësimin e pronave dhe zonimin e ri.

“Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat, gjatë vitit 2023 fillinisht të bëjë rivlerësimin e pronave, e ndoshta të kalohet edhe te vlerësimi individual i pronave, e jo të bëhet vlerësimi për gjithë zonën, sepse ka lagje, ka zona të qyteteve, me një zonë ka banesa që janë ndërtu para 60 vjete dhe ka banesa që janë ndërtu para tri vjetëve. Vlera e tyre smund të jetë e njëjtë. Pra gjatë këtij viti të bëhet zonimi i ri dhe vlerësimi i ri”, tha deputeti i LDK’së./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.