Hidromorava

LDK: Me PDK-në kurrë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zërat se LDK po luhatet dhe po rrëshqet në drejtim të një koalicioni të madh me PDK-në, si duket do të mbesin vetëm të tillë pasi që në realitet nuk ka asgjë të vërtet.

LDK është vendosur dhe e qartë në rrugën e saj. Përderisa më herët Avni Arifaj nga AAK tha se këto zëra po dalin nga njerëzit e shërbimit sekret, Teuta Sahatqija për “Zëri”, ka thënë se me PDK-në, nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje.

Mobi Casa

Ajo shkurt dhe saktë i ka komentuar zërat për një marrëveshje eventuale me PDK. “Me PDK kurrë”, ka thënë Sahatqija.

Ajo më pas ka shtuar se zgjidhja do të gjendet nga partitë e Bllokut shumë shpejtë dhe do të arrijnë të krijojnë institucionet e vendit pa “ndihmën” e PDK-së./Zeri/