ARKATANA

LDK me konventë akademike për qeverisjen katër vjeçare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Konventa e madhe e punës do të ketë karakter akademik, e cila do të zgjatë dy ditë radhazi, ku pjesa e dytë e kësaj Konvente do të jetë konkurrencë e ideve të ndryshme që do të shpalosen nga Komisionet Profesionale ka thënë Saranda Bllaca zëdhënëse e degës së LDK-së në Gjilan.

Në fund të muajit qershor dega e LDK-së në Gjilan pritet të mbajë një Konventë Akademike ku pritet të hartohet programi dhe strategjia e qeverisjes katër vjeçare. Kështu tha Saranda Bllaca zëdhënëse e LDK-së në një takim me gazetarët.

Bllaca tha se LDK-ja dega në Gjilan, ka filluar tubimet e mëdha në qytet dhe në fshatrat për rreth.”Qëllimi kryesor i këtyre tubimeve është bashkëbisedimi ynë me njerëzit për t’i parë dhe për t’i prekur nga afër hallet dhe dertet e tyre. Tubimet tona të mbajtura deri më tani konfirmojnë fuqinë politike që njerëzit besojnë në vizionin Rugovian” tha ajo.

Sipas Bllacës Konventa e madhe e punës do të ketë karakter akademik, e cila do të zgjatë dy ditë radhazi, ku pjesa e dytë e kësaj Konvente do të jetë konkurrencë e ideve të ndryshme që do të shpalosen nga Komisionet Profesionale.

Eco Higjiena

Bllaca u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve profesionist të sferave të ndryshme, si: arsimit, shëndetësisë, shërbimeve Publike, zhvillimit Ekonomik, Kulturës, Rinisë e Sportit, që të bashkëngjiten në Konventë për pasurimin e programit tonë politik.

Bllaca tha se aleanca jonë politike është aleance me qytetarin gjilanas.”Ne garantojmë që të gjitha sugjerimet dhe idetë e njerëzve profesional që do të jenë pjesë e Konventës tonë politike, do të përfshihen në programin tonë politik, i cili synon të marrë pushtetin dhe të qeverisë në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar”mendon Bllaca.

Ajo tha se qytetari gjilanas nuk meriton këtë qeverisje që po bëhet sot, andaj ndryshimi po vije.

Bllaca ka thënë se tani pritet ardhja e mërgimtarëve tanë, të cilët janë shtylla kryesore e familjeve tona “Kërkojmë nga pushteti aktual, komunal, që të lehtësoj të gjitha shërbimet komunale që mërgimtarët tanë të mos presin gjatë në sportelet e komunës për një dokument çfarëdo qoftë” ka thënë Bllaca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.