Hidromorava

LDK me kandidat për president

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Derisa Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta votuar Hashim Thaçin si president të Kosovës brenda këtyre ditëve, madje edhe për të festuar në Prishtinë, në anën tjetër partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po planifikon të dalë me një kundërkandidat për president.

Burime të “Zërit” brenda koalicionit thonë se kundërkandidati i LDK-së nuk do të bëhet për të rrezikuar Thaçin në postin e presidentit, pasi që për këtë kanë marrëveshje për qeverisje, por për t’i nxitur të “pakënaqurit” e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë dhe në këtë mënyrë të sigurohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

FIDANISHTJA

Sipas të të njëjtave burime, kjo çështje është duke u shqyrtuar brenda koalicionit, pasi konsiderohet si mënyra më e mirë për të siguruar kuorumin prej 80 deputetëve në seancën kur Thaçi pritet të zgjidhet në krye të shtetit. Përveç kësaj, në këtë formë do të plotësohej edhe kushti tjetër që në garën për president të ketë më shumë një kandidat./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.