Fundamenti

LDK mbron figurat e respektuara

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Për reagimin e Drejtorit të DKRS në adresë të individëve dhe jo të komisionit, me qëllim të caktuar po tentohet të bartet konflikti në baza individuale, duke apostrofuar pa nevojë emrat e personave të respektuar të kryesisë së Degës dhe anëtarëve të Komisionit për KRS të Degës.

Duke mos dashur që ky lloj komunikimi të bartet në sfond individual ndërmjet Drejtorit Nevzadi dhe z. Hajrullahut e zonjushës Rina Ahmeti, LDK Dega në Gjilan reagon jo vetëm sa për t’i mbrojtur figurat e saj të respektuara, por për t’i argumentuar edhe një herë adresimet e Konferencës së fundit në drejtim të Qeverisë Komunale dhe DKRS.

Ne besojmë se kritikat e adresuara në drejtim të pushtetit jo vetëm se qëndrojnë, por këto janë vetëm disa nga shumë parregullsitë që ndodhin në Komunë. Në pamundësi që në një konferencë të vetme të përfshihen të gjitha, ne detyrohemi t’i përzgjedhim vetëm disa prej këtyre anomalive. Kur kemi përmendur Bibliotekën e qytetit të paraqitur edhe me fotografi, të cilat edhe i sheh qytetari për çdo ditë, ne nuk dimë se s’i mund të ilustrohet keqpërdorimi ndryshe, sepse fotografia flet vet.

Nëse Komuna dëshiron të jetë më transparente dhe të tregojë ku qëndron problemi që projekti ka stopuar, dhe po shkatërrohet edhe ai investim i kryer deri më tani dhe po rrezikohet edhe fondi nga BE prej 2.2 milion eurosh, le ta sqarojë, ne i kemi sqaruar arsyet. Loja me investitorët seriozë, ne besojmë thellë se është një lojë e rrezikshme për t’i trembur donatorët dhe investitorët, që nuk janë edhe të shumtë. Çështjen e shtëpive të Kulturës në Zhegër dhe Bresalc, dhe mosaktivizimin e të tjerave nëpër qendra të mëdha të fshatrave ku veç ekzistojnë ato, dhe mosinvestimi në lokalitete të tjera është fakt, dhe jo vetëm sa për ‘të folur diçka në ditën në pazarit’.

Uji Dea

Mos transparenca dhe mungesa e qasjes serioze, duke filluar takimet shumë të rralla të Komitetit të Kulturës, është një fakt, dhe nuk mund të fshihet, sepse edhe anëtarët e partive në pushtet e dinë se sa rrallë takohen, dhe sa kanë qasje në informata.

Dallimet në përkrahjen e manifestimeve të rëndësishme, siç ishte rasti me Manifestimin Multikulturor ‘Ditët e Agimit’ kushtuar legjendës së thyerjes së Kufirit shqiptaro-shqiptar, komandantit Agim Ramadani, apo përkrahja shumë simbolike nga na e Komunës, është një fakt, dhe nuk është një konfrontim individual kundër askujt, por për hir të transparencës dhe nevojës që kemi për kujdesin ndaj vlerave dhe ndaj qytetarëve, ne u’a kemi borxh që të angazhohemi për më shumë dinjitet, për respekt ndaj figurave tona kombëtare dhe ndaj familjeve të tyre, për t’i informuar rreth keqmenaxhimit, neglizhencës së pushtetit, dhe për të ofruar alternativa më të mira. Nuk jemi kundër askujt, por nuk mund të lejojmë që patronati i komunës të keqpërdoret me ndarje qesharake të buxhetit për manifestime të rëndësishme si ky.

Se rinia, është e anashkaluar dhe e injoruar, nuk do koment fare, sepse mund shumë lehtë të bëhet një sondazh me të rinjtë, me student dhe shkollarë të niveleve të tjera, dhe të nxirret rezultati se sa janë ata të kënaqur me gjendjen e tanishme, me trajtimin që u’a bëjnë institucionet, me perspektivën e tyre, sigurisht se përgjigja mund të merret lehtë dhe shpejt, se ajo do të jetë negative, sepse dihet shumë mirë se edhe regjistrimet nëpër drejtime më të kërkuara bëhen me lidhje partiake, edhe punësimet e tyre eventuale, që janë shumë të pakta bëhen vetëm nëse qëndroni ‘afër mbretit’. Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i fondeve dhe i buxhetit qon në drejtim të kaosit, mos perspektivës dhe rrezikut të mbajtjes së qetësisë sociale. E këto nuk ndodhin për faj të opozitës, por për shkak të kokëfortësisë së pushtetit dhe mos llogaridhënies. Ne nuk jemi kundër të arriturave, sepse ne jemi qytetarë dhe taksapagues të barabartë, si opozita ashtu edhe pushtetarët i kemi obligimet e njëjta ndaj shtetit, ndonëse kuptohet që beneficionet nuk e njohin barabarësisht këtë relacion thuhet në reagimin e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të nënshkruar nga Nexhat Hajrullahu.